Lufta kundër korrupsionit mbetet në fokus të politikës amerikane ndaj Maqedonisë së Veriut. Në këtë kontekst shihet edhe vizita e paparalajmëruar në Shkup të premten e koordinatori global për luftë kundër korrupsionit pranë Departamentit amerikan të Shtetit, Richard Nephew, i cili në takimin me presidentin maqedonas, Stevo Pendarovski, kishte në qendër të vëmendjes luftës kundër korrupsionit, sipas njoftimit të Presidencës.

“Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, në çdo nivel, duke përfshirë edhe korrupsionin e lartë, është jashtëzakonisht e rëndësishme në përpjekjet për të ndërtuar sundimin e ligjit dhe për të fituar besimin e qytetarëve në institucionet”, thuhet në komunikatën e Presidencës maqedonase, pa dhënë detaje të tjera lidhur me këtë takim.

Ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Angela Aggeler, tha se qëllimi i vizitës së zyrtarit të lartë të DASH-it nuk është “lista e zezë” për të cilët flitet tani një kohë të gjatë.

“Ai nuk është këtu për të zbuluar emra për listën e zezë apo diçka të tillë. Është këtu për të diskutuar proceset, sanksionet, protokollet që ka Qeveria amerikane për çështjen e korrupsionit”, tha Aggeler.

Por, ajo pranoi se për këtë çështje po zhvillohen hetime dhe se do të ketë persona që do të gjenden në listën e zezë për shkak të përfshirjes së tyre në korrupsion.

“Janë disa lista, sipas të cilave persona të ndryshëm hetohen në kontekste të ndryshme për korrupsion. Unë qëndroj pas asaj që thashë një ditë më parë dhe besoj se është e vërtetë. Megjithatë, informacioni duhet të vijë nga Uashingtoni. Nuk mund t’ju jap asnjë afat kohor, as se sa persona do të jenë në listë”, tha ambasadorja amerikane Aggeler./REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Vritet avokati i njohur holandez në stilin mafioz

Vrasja me stil mafioz e një avokati të njohur në Amsterdam ka…

Zyrtarët amerikanë bisedojnë me presidentin ukrainas për largim nga Kievi nëse do të jetë e nevojshme

Zyrtarët amerikanë kanë pasur biseda private me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për…

Kurti emëron Andin Hotin Kryesues të Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar Andin Hotin,…

Shpërthimi i zjarreve në Turqi, ka të lënduar

Autoritetet turke kanë evakuuar banorët në jug të Turqisë, ndërsa një zjarr…

Policia patrullon para shtëpisë së Jankullovskës, bashkëpunëtores së afërt të Gruevskit

Pas arratisjes së Nikolla Gruevskit, policia tani po ndërmerr masa dhe e…