Agjencia franceze e lajmeve AFP u ka bërë thirrje autoriteteve izraelite dhe libaneze që të kryejnë një hetim gjithëpërfshirës “për të përcaktuar rrethanat dhe përgjegjësinë” e të shtënave ndaj gazetarëve përgjatë kufirit të tyre që vrau dhe plagosi gazetarë në Libanin jugor.

Një reporter i Reuters u vra dhe gjashtë gazetarë të tjerë u plagosën, duke përfshirë dy nga AFP, pranë fshatit Alma al-Shaab të premten.

Ushtria izraelite njoftoi të shtunën se ata po “hetojnë” incidentin, pa marrë përgjegjësi.

“Është thelbësore që të bëhet çdo përpjekje për të konstatuar se si një grup gazetarësh, të identifikuar qartë dhe të akredituar siç duhet, mund të shënjestrohen në këtë mënyrë. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve përkatëse të mos kënaqen vetëm me ‘kontroll’, por të kryejnë një hetim të thelluar dhe të japin përgjigje të mirë-dokumentuara, të qarta dhe transparente”, tha Fabrice Fries, kryetar dhe CEO i AFP.

Gazetarët besojnë se të shtënat kanë ardhur nga ana izraelite e kufirit.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të përfshira në tensionet e vazhdueshme në Lindjen e Mesme që të respektojnë punën e gazetarëve dhe të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për të garantuar sigurinë e tyre”, tha Phil Chetwynd, Drejtori Global i Lajmeve në AFP.

Mes dy gazetarëve të plagosur të AFP-së, fotografja Christina Assi pësoi lëndime të rënda, veçanërisht në këmbë. Ajo aktualisht ndodhet në kujdesin intensiv në një spital në Bejrut pas nëntë orësh operacion. Gazetari Dylan Collins, i cili më parë ishte plagosur në Ukrainë korrikun e kaluar, pësoi lëndime më të lehta dhe së shpejti mund të lirohet nga spitali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Irani merr “peng” 2 cisterna nafte nga anijet greke, shpërthen Dendias: Do ta paguani shtrenjt

Autoritetet iraniane kanë sekuestruar dy cisterna greke me naftë në Gjirin Persik.…

Hoti paralajmëron tryezë me partitë politike për presidentin

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka paralajmëruar se shpejt do të organizohet…

Aksident tragjik në Shkup, vetura godet për vdekje këmbësorin

Më datë 27.01.2023 në ora 20.15 në SPB Shkup është raportuar se…

Policia e Kosovës demanton lajmin e medieve serbe për rrahjen e tre serbëve në Bërnjak

Policia e Kosovës ka demantuar lajmin e medieve serbe, të cilat pretendonin…

Osmani takon Hovenierin: Për situatën në veri jemi në koordinim me ShBA-në

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të rregullt ambasadorin…