E keni parë një set fotografishë të Shaqir Fetait! Na fton që përmes fotografive të njohtohemi me renovimin e selisë së BFI-së. Përmes një “iluzioni optik”, përmes një rrene prej injoranti dhe hipokriti, na ofron disa fasada sa për ta bindur opinionin se ai po punon diçka. Të gjithë nëpunësit e BFI janë shokuar kur i kanë parë fotot përmes të cilave Shaqir Fetai motivohet për një rrenë të re sa për t’u tallur me opinionin

Nga Munir Rexhepi

Nga demokratizimi i vendit e deri më sot, disa herë janë bërë “renovime” të Institucionit fetar islam: renovimi i kabinetit jo me mobilje, jo me tavan të lëshuar, ndërrimi i tapetit, ndërrimi i dritareve, i dyerve, intervenime në tualet etj. por që asnjëhere nuk është dalur në opinion për ta quajtur këtë freskim të interierit “renovim”. Këtë e bën vetëm Shaqir Fetia i ngratë i cili, natë e ditë, opinionit ia shetë mizën për buall!
Para nëpunësve lavdërohet se kjo nuk është asgjë, sepse shumë shpejtë do të nisë ta ndërtojë selinë e BFI-së në Kalanë e Shkupit!
Çka po dëshiron të bëjë në të vërtetë Shaqir Fetai?
Para 15-16 viteve partia shtet (VMRO-DPMNE) e Gruevskit, duke shpresuar se përmes ringjalljes dhe partizimit të Kishës Ortodokse të RMV-së, do të ngritet shteti në kishë si dhe do të përfshihen në parti të gjithë besimtarët e religjionit ortodoks, nisi të paraqitet si nënë për KOM-in dhe si njerkë për BFI-në. Me këtë rast, sakaq, KOM-it ia ndau një çerek Kalaje për të ndërtua selinë e kishes ortodokse me objektet ndihmëse, ndërsa i anashkaloi bashkësitë fetare.
Ishte një prijës fetar atëbotë (H. Sulejman ef. Rexhepi) që çdo diskriminim shtetëror e parqiste në të gjitha instancat ndërkombëtare, që reagonte ashpër për çfarëdo padrejtësie dhe që nuk pranonte kurrfarë marrëveshje politike në dëm të fesë islame. Pastaj fillonte trysnia mbi pushtetin, pastaj pushteti përpiqej të ofronte rrugëzgjidhje dhe ishte aty Efendi Rexhepi dhe sekretari gjeneral i BFI-së, H. Afrim ef. Tahiri, të cilët nuk kërkonin asgjë më shumë dhe asgjë më pak nga ajo që i ishte ndarë KOM-it, edhe atë pikërisht në atë lokacion!
Çka ndodhi më tej? Fillimisht Shteti përpiqej për të gjetur po atë hapësirë, madje në pozitë të dinjitetshme, herë duke e nxjerrur një problem e herë një problem tjetër teknik. Në momentin kur gati po zgjidhej problemi, ra pushteti i VMRO-së.
Një pushtet tjetër (LSDM), për t’i zgjidhur sa më lehtë disa probleme të trashëguara nga pushteti i kaluar (decentralizimi i pronës, letrat me vlerë, pronat-lokalet-dyqanet e BFI-së) i hyri aventurës që ta bëj përmbysjen e pushtetit edhe në BFI). I ndihmoi Shaqir Fetait, përmes lakejve të vetë paraprakisht të instaluar në BFI që t’i largojnë besnikët dhe të gjithë ata që e përbënin krahun e djathtë të Sulejman ef. Rexhepit dhe në fund edhe vetë atë. Ky pushtet e instaloi Shaqir Fetain i cili, paraprakisht kishte premtuar se do të shpreh gjithnjë falënderime për këtë pushtet çfarëdo dhe sado që do të japin nga ajo që i përket BFI-së.
Në këtë vazhdë do të jetë edhe selia e BFI-së njësoj si Kishës Ortodokse Maqedonase. Regjistrimi i “bashkesive fetare islame” njësoj si bashkësive kishtare ortodokse, pa e kuptuar Shaqir Fetai se islami ështe fe ndërsa ortodoksia religjion.
Shaqir Fetai ka marur rolin e acidit që dobëson fuqinë e kërkesave reale të BFI-së! Shaqir Fetai ka marur rolin e shurdhuesit të kërkesave reale të BFI-së! Shaqir Fetai është përfaqësues i motos “Jep çfarë të japësh” se nga BFI-ja do të lavdërohesh deri ne kupë të qiellit!
Së kendejmi, Shaqir Fetai po e përgatit opinionin për ta shprehur kënaqësinë për atë që do ta japë për selinë e BFI-së, ndonëse do të jetë miniaturë e asaj që i është falur Kishës. Madje Shaqir Fetai po agjiton më shumë se për çdo parti shqiptare për LSDM-në sepse, sipas Shaqir Fetait, denacionalizimi si dhe “dhuratat” prej shtetit qenkan në dorën dhe fuqinë e LSDM-së. Shqiptarët çfarëdo të mire që po ta bëkan kërkuakan shpërblim të majmë, kjo sipas Shaqir Fetait!
Pra, Shaqir Fetai është sjellë dhe akoma mbahet sa të realizohen disa kërkesa të BFI-së, por sipas kutit të pushtetit. Të merren letrat me vlerë, sipas çmimit të LSDM-së, të merren objektet duke paguar përqindje të madhe për sekserët lsdmistë! Të merret lokacioni në Kala për Selinë e BFI-së, lokacion ky që nuk i hy në punë as lavazheve. Ky është Shaqir Fetai, i cili, edhe frikësohet, edhe po shantazhohet sepse është i kapur por edhe pse e ka mision shpirtëror të marrur nga shërbimet e huaja serbo-ruse! Këtë tashme e ka dëshmuar katërcipërisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Institucioni që legalizon dhe legjitimon estremizmin dhe radikalizmin

A po kërcënohet vendi nga radikalizmi, ekstremizmi i dhunshëm fetar dhe nga…

Schmitt: Në Ballkan ekziston vetëm një shtet që shkakton ngatërresa – ajo është Serbia

Historiani zviceran dhe profesori në Universitetin e Vjenës, Oliver Jens Schmitt, ka…

Letër e hapur Ali Ahmetit/Figura e juaj kombëtare duhet të ngelë e papërlyer

Në një inervistë në mediat maqedonase ju paskeni folur për veprat e…

Migrimi-kjo plagë e rëndë e zbrazjes së trojeve shqiptare

Shkruan: Muhamet Kelmendi / Emigrimi është sëmundja më e rëndë në Shqipëri,…

Për një BFI të mirëfilltë

Shkruan: Mirdi Brao / Si nënpunës fetar të këtij institucioni gjithmonë kemi…