Midis nesh

Ndarja e shapit nga sheqeri duhet të zbatohet edhe kur bëhet fjalë për raportin tonë me letërsinë dhe sidomos me poezinë, gjini kjo, me të cilën abuzohet në përmasa tragjike.
Kemi aq shumë botime sa na duhet edhe një jetë nëse vendosim t’i lexojmë. Botime të çoroditura, me tituj edhe më të çoroditur.
Kemi aq shumë promovime, sa që më nuk dihet se çka në fakt promovohet, libri apo individë të ndryshim që mezi presin tubime të këtilla për t’i shëruar komplekset.
Kemi aq shumë antologji të poezive, sa që të kap frika nga numri kaq i madh i “poetëve” shqiptarë.
Kemi aq shumë manifestime letrare me fytyra të njëjta, sa që të krijohet përshtypja se ato fytyra janë të punësuar në këto ngjarje letrare që “jehojnë” gjithandej viseve shqiptare.
Pra, kemi vetëm sasi, por jo edhe cilësi.
Natyrisht, fajin duhet kërkuar te ata që nuk turpërohen as nga vetja, te ata që nuk kërkojnë vlerë, që nuk e thonë të vërtetën. Nga pak të gjithë janë fajtorë: kritikët që bëhen se nuk shohin asgjë, botuesit që mendojnë vetëm për profitin, “redaktorët” e shumtë, “recensentët” edhe më të shumta, ata që lexojnë (video-klip) edhe “poezi” të anonimëve, me përcjellje muzikore, duke i bërë shërbim vetëm se keqes.
Një poet grek ka thënë se poezia është një kombinim i zemrës me mendjen. Kurse shkrimtari Lawrence Ferlinghetti, mendon se poezia është ajo për të cilën do të qanim kur zgjohemi në pyllin e errët në mes të udhëtimit të jetës sonë.
Poezia ka disa rregulla, pa të cilat nuk funksionon.
Të paktë janë ata që ndjejnë se diçka brenda tyre i urdhëron të shkruajnë poezi. Kjo, mbase nuk është e lehtë, përkundrazi është një proces i dhimbshëm.
Kurse të shumtë janë ata që thjeshtë poezinë e konsiderojnë si çështje mode.
/HEJZA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Kush po tallet me taksapaguesin shqiptar!?

Midis nesh Jetojmë në një kohë të mbrapshtë, në të cilën kohë,…

Individi që bën petulla për vete!

Midis nesh Përgjumja e shumë subjekteve kulturore shqiptare, ka bërë që në…

Përsëritja e skandaleve

Midis nesh Në Maqedoninë e Veriut ka vite e vite që konstatohen…

A kemi analistë të kulturës?!

Midis nesh Nëse sot, në çfarëdo dite, shfletojmë dhjetë portale dhe gazeta…

Kulturë partiake me figurantë!

Midis nesh Në këto 30 e sa vjet pluralizmi në Maqedoninë e…