Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i është drejtuar kryeministrit të vendit, Albin Kurti, se është shpifje e madhe të thuhet që partitë opozitare “provojnë ta rrëzojnë qeverinë në komunikim me ndërkombëtarët”.

Sipas Abdixhikut, kryesia e LDK-së ka mbajtur mbledhje e qëndrim të qartë, që marrëveshja duhet të jetë finale dhe ligjërisht e obligueshme.

“Ky është qëndrimi i LDK-së. Mos shpif, mos e sjell debatin në ceshjte personale se janë cështje shumë serioze”.

“Nuk kemi nevoje ne as para Chollet e as para Escobarit të japim ndryshe, janë qëndrime publike. LDK-ja po thotë që kërko marrëveshje finale me ta që t’i ndajmë rrugët negociuese e më pas të merremi me cështjen e vendeve mosnjohëse, të merremi me anëtarësimin në NATO”, është shprehur Abdixhiku.

Tutje, Abdixhiku tha se çdo devijim nga kjo pozitë, është devijim i rëndë i gjithë rrugës, teksa tha se “tragjedia e vendit është se po sjell marrëveshje devijuese”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Sot shpallet aktgjykimi ndaj ish-ministrit Ivan Todosijeviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në ora 13:15, do të shpallet aktgjykimi…

Dështimi i një akademiku

Sot muslimanët e vendit qenë dëshmitarë të një farse zgjdhore e cila…

Marrëveshja Kosovë – Serbi e rëndësishme për paqen në rajon

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot në margjinat…

AP: BE-ja i lëshohet Ballkanit me vizita për të fituar miq e ndikim

Bashkimi Evropian është në mes të një udhëtimi tjetër vullnetmirë nëpër Ballkanin…

Ambasadorët Kim dhe Soreca: Të kënaqur nga pjesëmarrja e lartë në votime

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim dhe ai i BE-së, Luigi…