Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, sot në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë, ka bërë thirrje nga pala kosovare dhe ajo serbe, që të punojnë bashkërisht, për të siguruar një përfundim për çështjen e të pagjeturve.

Me rastin e kësaj dite, ai edhe ka vizituar një të mbijetuar të masakrës së Tërnjës në Suharekë, i cili ka të humbur humbi nënën dhe katër motrat e tij, si dhe anëtarë të tjerë të familjes dhe miq, të cilët janë ende të zhdukur.

”Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjes me Dhunë, vizitova Bekim Gashin në Suharekë. Në masakrën e Ternjes në mars të vitit 1999, Bekimi humbi nënën dhe katër motrat e tij, si dhe anëtarë të tjerë të familjes dhe miq të cilët janë ende të zhdukur. Bekimi dhe të tjerët si ai meritojnë drejtësi, por më e rëndësishmja ata meritojnë që të dashurit e tyre të kthehen dhe të prehen me dinjitet.

Unë përsëri u bëj thirrje të dyja palëve që të punojnë së bashku për të siguruar një përfundim për viktimat dhe familjet e tyre”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Numri i maturantëve në Maqedoni, ulet për 40 për qind

Numri i të diplomuarve në Maqedoni në vitet e fundit është ulur…

15-vjeçari nga Florida shpallet adoleshenti më i gjatë në botë nga Guinness

Basketbollisti yll i një shkolle të mesme në Florida u shpall si…

PSP nuk do të paguaj para për qiranë dhe faturat fiskale të Janevës

Shefja e PSP-së, Katica Janeva nga një shtatori të këtij viti nuk…

Palmer dhe Lajçak të hënën në Prishtinë, bashkë takojnë Kurtin dhe Osmanin

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, bashkë me zëvendësndihmës…

Grupet e punës nuk arritën pajtim për Ligjin për Prokurori

Edhe një takim pa epilog i grupeve të punës rreth Ligjit për…