Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, i ka quajtur të papranueshme kërcënimet që po u bëhen policëve të rinj serb në Kosovë. Abbotti u është bashkuar reagimeve të mërkurën pasdite.

“I ndaj plotësisht këto shqetësime. Është e rëndësishme që Policia e Kosovës të reflektojë diversitetin e Kosovës dhe të jetë në gjendje t’u shërbejë të gjitha komuniteteve. Frikësimet dhe kërcënimet ndaj atyre që duan të kontribuojnë për shtetin e tyre, janë të papranueshme”, ka shkruar ai duke shpërndarë reagimin e shefit të EULEX-it, që reagoi një ditë më parë.

72 policë të rinj nga radhët e komunitetet joshumicë kanë nisur punën në fillim të kësaj jave në veri të vendit. 45 nga këta policë janë nga komuniteti serb. Por vetëm pak kohë pas nisjes së detyrës, ndaj tyre nisi një fushatë linçuese nga përdorues serbë të rrjeteve sociale. Ndaj fushatës linçuese kanë reaguar krerët institucionalë e ndërkombëtarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Arrestohet ish drejtori i Doganës, Dragan Daravellski

Policia kufitare në “Tabanoc” ka arrestuar ish drejtorin e Doganës, Dragan Daravellski.…

(VIDEO) 13 vjeçari shpëtohet nga rrënojat në Turqi, 228 orë pas tërmetit

Një 13-vjeçar i quajtur Mustafa, është gjetur i gjallë nën rrënojat e…

Koreja e Veriut thotë se lansoi një “raketë hipersonike” të re

Koreja e Veriut ka pohuar se ka testuar me sukses një raketë…

Studenti kthehet nga Nju Jorku dhe infekton 70 persona, Kina mbyll qytetin me 10 milionë banorë

Një qytet i madh kinez ka miratuar masa dramatike karantine kundër koronavirusit…

Trupi i britanikut që vdiq në burg dorëzohet nga rusët me shenja torture

Një zyrtar i lartë ukrainas thotë se trupi i shtetasit britanik, Paul…