Lideri i Lëvizjes Qytetare URA dhe zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq në konferencë tha se koalicioni “E zeza në të bardhën” ofron krijimin e një qeverie të pakicës, e cila, siç theksoi ai është zgjidhje për krizën qeveritare.

Ai poashtu bëri të ditur se Qeveria e Malit të Zi ka bërë disa gjëra të mira, duke kujtuar se kanë përkrahur maksimalisht pushtetin ekzekutiv dhe kanë qenë shtylla më e fortë në të cilën mbështetet qeveria.

Abazoviq beson se lëvizja e tyre ofron një model për të cilin besojnë se është e mundur zgjidhja, shkruan RTCG.

“Ne ofrojmë të krijojmë një qeveri të pakicës, ta mbështesim të gjithë, do të ofrohen 81 deputetë në parlament, me dëshirën që konsensusi të jetë sa më i gjerë. dhe të paktën 49 deputetë”, u shpreh ai.

Ai tha se qëllimi i saj është zhbllokimi i rrugës drejt Bashkimit Evropian.

“Nëse dikush ka një zgjidhje që është e qëndrueshme, ne jemi këtu për ta dëgjuar atë”, tha Abazovic, duke deklaruar se koncepti i tyre është i qartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Koronavirusi, 22 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë njofton se Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 64…

Punonjësja në Poliklinikën Çair del pozitive ndaj koronavirusit, bëhet dezinfektimi i objektit

Një e punësuar në Poliklinikën Çair është e prekur nga koronavirusi dhe…

Klinaku për Gjykatën Speciale: Është dashur që edhe unë të isha në burg si shokët e mi, se të gjitha gjërat i kemi bërë bashkë

Ushtruesi i detyrës i kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, deklaroi se nëse…

Dy persona nën hetime për plaçkitje

Prokurori Publik ka sjell vendim për procedure hetimore kundër dy personave, të…

Zaev për Grubin: Ndonjëherë flasim marrëzira

Kryeministri Zoran Zaev e cilësoi si marrëzi deklaratën e deputetit të BDI-së…