Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq tha se nëse formohet qeveria e re, partia që drejton do të jetë në opozitë.

“Nëse do të krijohet një qeveri e re, sigurisht që do të jem në opozitë, do të shkoj atje me shumë kënaqësi sepse njerëzit duhet të bëjnë diçka që realisht nuk do të doja ta bëja”, tha kreu i grupit parlamentar, URA.

Ai gjithashtu tha se nuk i takon atij të thotë se kush do të jetë pjesë e qeverisë së re, “i uroj gjithë të mirat, vetëm torta mos të fundoset”.

Abazoviq po ashtu tregon se ka njoftuar Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit se nuk do ta kryejë funksionin e deputetit derisa të zgjidhet një autoritet i ri ekzekutiv.

Kreu i qeverisë në largim tha se nuk mund të jap dorëheqjen nga posti i kryeministrit sepse “nuk ka kush ta zëvendësojë”.

“Ligji është i tillë që nuk parashikonte gjëra të tilla. Sa më shpejt të zgjidhet një qeveri e re, kaq. Dikush duhet të menaxhojë vendin”, pohoi ai.

Ndryshe, shqiptarët në legjislaturën e re të parlamentit malazez po përfaqësohen me gjashtë deputetë. raporton rtcg.

Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare kanë treguar se “Lëvizje Evropa Tani” doli e para me 26 për qind të votave apo 24 mandate. Ajo pasohet nga koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike e Socialistëve e ish-presidentit, Milo Gjukanoviq me 23,7 për qind ose me 21 mandate në Parlamentin e Malit të Zi.

Koalicioni pro-serb dhe pro-rus, “Për të Ardhmen e Malit të Zi” (ish-Fronti Demokratik) ka fituar 15 për qind të votave ose 13 mandate dhe koalicioni URA e Dritan Abazoviqit me Demokratët të Aleksa Beçiqit ka fituar 12.3 për qind ose 11 mandate.

Partia Boshnjake, si partia më e madhe e pakicave në Mal të Zi fitoi 6.8 për qind të votave ose 6 mandate, kurse në parlament do të hyjë edhe Forumi Shqiptar me 2 mandate, Aleanca Shqiptare dhe Nisma Qytetare Kroate me nga 1 mandat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Komisioneri Varhelyi uron Kurtin: Kthimi i perspektivës evropiane në një realitet kërkon vazhdimin e shpejtë të dialogut Kosovë-Serbi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urim nga…

Ende nuk dihet çfarë dëme ka shkaktuar shpërthimi i vullkanit në Tonga

Në Tonga është duke u raportuar për dëm të madh, si pasojë…

Kremlini: Dërgesat e armëve në Ukrainë rrezikojnë sigurinë evropiane

Dërgimi i armëve të rënda dhe armëve të tjera në Ukrainë është…

Katër viktima dhe 23 raste të reja me Covid-19, shërohen 111 pacientë

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë realizuar 386 teste,…

“Posllushniku” gjithmonë del fitimtar. Kështu i duket atij!

Myslimanëve të Maqedonisë së Veriut, fort mirë u kujtohet kur, tash e…