Bashkëpunim mes malazezëve, boshnjakëve, shqiptarëve dhe maqedonasve

Duke folur për “Ballkanin e Hapur”, kryeministri Abazoviç tha se Ministria e Çështjeve Europiane kishte për detyrë të krijonte një grup pune që do të do të vlerësonte efektet pozitive dhe negative të kësaj nismë për Malin e Zi.

“Mendoj se kjo iniciativë mund të sjellë shumë efekte pozitive që i duhen Ballkanit Perëndimor, më pak kufij, bashkëpunim më të mirë ekonomik dhe marrëdhënie më të mira fqinjësore. Gjithashtu besoj se kjo iniciativë është në përputhje me procesin e Berlinit nga e cila mund të përfitojnë të gjitha shtetet ballkanike”.

Sipas Abazoviç zhvillimi ekonomik, procesi i integrimit europian si dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit janë drejtimet kryesore tëqeverisë së Malit të Zi.

“Unë jam duke promovuar një politikë paqeje, bashkëjetese dhe bashkëpunimi në Ballkanin Perëndimor. E di që kjo është një detyrë e vështirë por duhet të shohim përkatësitë kombëtare, fetare apo politike të njerëzve. Prandaj, unë udhëheq politikën shtetërore, flas me malazezët, serbët, shqiptarët, boshnjakët dhe kërkoj zgjidhjet më të mira për të dalë nga situatat e vështira”.

Abazoviç është përfshirë në konflikt me presidentin Gjukanoviç i cili e konsideron marrëveshjen me kishën ortodokse  në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Malit të Zi.

Gjukanoviç e vlerëson “Ballkanin e Hapur” si projekt “shumë kontrovers”, sepse sipas tij është një skenar alternativ për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor jashtë BE-së. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Franca gjobit Google dhe Facebook me gjoba të ashpra

Rregullatorët francezë kanë goditur kompanitë, Google dhe Facebook me 201 milionë euro…

16 mijë punëtorë pa paga, 7 mijë në pushim të detyruar! Qeveria nuk ka plan B

Qeveria nuk ka një plan B për të shpëtuar qytetarët, të cilët…

z/Reisi Saqipi, mirëpret delegacionin e teologëve protestantë dhe katolikë, nga kryeqyteti i shtetit helvetik te Bernit

Një grup ekomenike i përbërë nga disa teologë protestantë dhe katolikë, nga…

“Kam provuar 10 herë të vetëvritem”, rrëfimi i trishtë i kosovares së dhunuar nga forcat serbe

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ka rrëfyer se…

Sot mbahet seanca e radhës ndaj Haradinajt dhe Gucatit

Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs njoftoi se sot në orën…