Nga Florim Zeqa

Sikur ta kishim fituar vetë luftën më Serbinë, nuk do të dilnim humbës as në kohë të paqes!

Por, problemi qëndron pikërisht në faktin se ne nuk ishim të zotët ta fitojmë luftën, andaj na u desht ndihma e SHBA-ve, përkatësisht e aleancës më të fuqishme ushtarake në botë-NATO-s.

Veriu nuk u nda sot, por 23 vjet më parë

Mirëpo, edhe pas 78 ditë bombardimesh të caqeve serbe nga forcat ajrore, hyrja e forcave tokësore të NATO-s u bë e mundur vetëm përmes marrëveshjes së 9 qershorit të vitit 1999 në Kumanovë.

Se cila ishte ajo marrëveshje dhe çka përmbanë, e dinë vetëm gjeneralët e NATO-s dhe ata serbë. Krejt çka flitet dhe përshpëritet rreth asaj marrëveshje janë spekulime mediatike dhe të kafeneve, ngase ne shqiptarët nuk ishim pjesë e asaj marrëveshje!

Megjithatë, produktet e asaj marrëveshje i shijuam në vijimësi dhe po i shijojmë edhe në ditët e sotme, filluar nga vendosja e forcave ruso-franceze mbi Urën e Lumit Ibër, ku nga ajo kohë dhe deri në ditët e sotme e kemi të ndarë qytetin e Mitrovicës në veçanti dhe veriun e vendit në përgjithësi!

Nga ajo kohë e deri më sot, nuk njihet asnjë përpjekje serioze e institucioneve shtetërore, shoqërisë civile dhe e qytetarëve për bashkimin e pjesës së ndarë 23 vite e gjysmë më parë!

Aksionet sporadike, përkatësisht veprimet e kohëpaskohme nga qeveritarët tonë asnjëherë nuk ishin serioze dhe të përgatitura për ta çuar deri në fund misionin e bashkimit të Mitrovicës dhe veriut si tërësi!

Pas çdo aksioni policor kanë ndodhur tërheqjet nga veriu, tërheqje më pasoja fatale (vrasje dhe plagosje të policëve) dhe dëme materiale (djegie dhe shkatërrim të pikave kufitare), të cilat gjithnjë janë pasuar me barrikadim të pjesës veriore nga bandat kriminale.

FSK-ja më lak në fyt

Edhe përkundër faktit se në pushtet e kemi një qeveri me kredibilitetin më të lartë qytetar, kemi Polici të përgatitur mirë dhe Ushtri në strukturim e sipër, prap se prapë mbeten të pamjaftueshme për çlirimin e veriut nga bandat kriminale serbe!

Pse?

Sepse për kalimin eventual të Ushtrisë (FSK-së) në veri të vendit kërkohet miratimi apo leja nga organet kompetente ndërkombëtare, përkatësisht KFOR-i (NATO).

Andaj, edhe përkundër gatishmërisë eventuale për ndërhyrje në veri e kemi të pamundur shkaku se në mes i kemi forcat e KFOR-it si e vetmja forcë mbrojtëse dhe garantuese e sovranitetit të shtetit tonë sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së!

Elitat politike sado të ngritura dhe përgatitura qofshin, nuk janë ato që e mbrojnë sovranitetin dhe integritetin e Republikë së Kosovës.

Janë trupat e uniformuara të ushtrisë të cilat në rrethana normale i dalin zot vendit.

Edhe pse kemi President(e), ajo nuk e ka fuqinë ekzekutive të Komandanit Suprem të Forcave të Sigurisë së Kosovës shkaku i mandatit të KFOR-it si e vetmja forcë mbrojtëse e paqes mes palëve në konflikt!

Pra, ruajtja e sigurisë dhe mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit të shtetit tonë është në dorën e ndërkombëtarëve, nuk është në dorën e institucioneve të Republikës së Kosovës, përkatësisht të FSK-së!

Nëse liderët shtetëror e mendojnë se janë të zotët t’i largojnë barrikadat dhe ta çlirojnë veriun e vendit në përgjithësi, duhet të kërkojnë mandatin nga KFOR-i.

Mirëpo, paraprakisht kësaj kërkese duhet të bëhen llogaritë mirë, se a jemi vërtetë të përgatitur për një përballje eventuale ushtarake me Serbinë! Ngase më pas, gjërat mund të ndryshojnë rrënjësisht. Nuk ka më poste dhe privilegje nga politika, ka luftë për jetë a vdekje deri në fund!

“Pataten e nxehtë”, të bartur nga njëra qeveri në tjetrën siq duket një ditë do ta gëlltisim të gjithë së bashku, për shkak se bashkësia ndërkombëtare është lodhur me ne, përkatësisht me liderët kosovarë fjalëmëdhenj e punë pak, të cilët interesin e shtetit e ndërlidhin gjithnjë me interesin personal dhe anasjelltas! Ndërkombëtarët nuk të falin asgjë. Do të marrim atë që e kemi merituar, do ta humbasim atë për të cilën nuk kemi punuar për 23 vjet ne paqe!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Vazhdon Shaqir Fetai të jetë stoik në politikat e H. Sulejman ef. Rexhepit

Puç i bëri, thikën ia nguli pas shpine, e tradhtoi, u bë…

Edita Tahiri: Opozita e ringjallur e Shqipërisë nesër i tregon Vuçiqit se ai vetëm mund të ëndërrojë

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialgoun me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar për…

Joshja – manipulimi i turmës

Nietzche thotë se, zëri i kopesë do të vazhdojë të jehojë në…

Kur sanksionohen motivuesit dhe përkrahësit krimineli detyrohet në vetëvrasje

Nuk vlenë vetëm pendesa por edhe gatishmëria deri në vdekje për ta…

Asnjë tradhëtar nuk ia ka dalur të bëjë karrierë

Shaqir Fetai, instalacioni i shërbimeve antiislame në krye të BFI-së, jo vetëm…