Nga Mentor Kikia /

Të dashur miq, të njohur e të panjohur drejtpërdrejtë.

Unë kam në plan të kandidoj në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, si i pavarur.

Padyshim, unë nuk do të kem një program qeverisës, por do të kem një platformë timen.

Fillimisht dua të them se çfarë nuk do të premtoj:

1. Nuk do t’i jap dhe nuk do t’i premtoj askujt, qoftë edhe një qindarkë, që të më japë votën.

2. Nuk do t’i premtoj askujt një vend pune apo favor tjetër, që të më japë votën si shkëmbim.

3. Nëse dikush, individ apo sipërmarrës, do të më dhurojë fonde për fushatë, do t’i marr dhe do t’i deklaroj, por nuk do t’i premtoj askujt se si deputet do të ndërhyj që ai të marrë tenderë me fondet publike.

Çfarë do të premtoj:

1. Do të luftoj çdo ditë, me çdo mjet, për t’i dhënë fund maskaradës së ndotjes së mjedisit, duke parashikuar gjoba të rënda për të gjithë ata që hedhin mbetjet në rrugë apo kudo.

2. Do të flas dhe shkruaj, si dhe do të dal në rrugë të protestoj, qoftë edhe vetëm, për çdo aferë korruptive të qeverisë (kushdo që të jetë).

3. Do të kërkoj që në shkolla të futet, si pjesë e edukatës qytetare, edhe kapitulli: “T’i mësojmë fëmijët të protestojnë dhe të reagojnë, kur u shkelen të drejtat e tyre”, që të mos rriten qytetarë servila dhe të përulur.

Mendoni se dikush do të më japë votë, apo as shokët e mi nuk do më qasen?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Efendi Rexhepi: Me komplot e tradhëti nuk përmirësohen “situatat e vështira”

R E A G I M Mbi Raportin e Komisionit Evropian për…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…

Fituesit e zgjedhjeve në Kosovë po e përkrahin Selën dhe Gashin, humbësit po e përkrahin Ahmetin dhe Musa Xhaferin

Ylber Pilku /Nëse bëjmë një paralele shumë lehtë do ta konstatojmë se…