Njëqind mijë marifete po i bëjnë dhe, assesi nuk po kuptojnë se, lideri nuk bëhet, ai lindë, me yllin e vet, ai që ec drejt asaj rruge që ia ka përcaktuar Zoti. Një lider që ka ecur rrugëve të UDB-së, ai përfundon spiun, pavarësisht përgatitjeve profesionale, pavarësisht mirënjohjeve që do t’i marrë në jetë si rrjedhojë e intervenimeve të oficerëve të UDB-së për ta imponuar bashkëpunëtorin e tyre

Shkruan Osman Bekteshi, Preshevë

Këtu, në Preshevë, patëm një manifestim me rastin e përcjelljes së gjeneratës 2017/2021, të medresantëve të Preshevës, mbajtur në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica”! Organizimi ishte i denjë për t’u shënuar, pa dyshim, nga të gjitha mediat kombëtare. Dhe u shënua në shumë media, por, ajo që nuk po e kuptoj ishte publikimi i këtij aktiviteti në fb-un zyrtar të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut.
Aty e pashë edhe një informacion të kotë! Nuk i ka hije kjo një Institucioni serioz, nuk di kush ua organizon piarin por, ata duhet të dinë se çka është aktivitet, çka është informacion i përgjithshëm, ku botohet njëri e ku tjetri! E paskan publikuar faqen zyrtare të Dijanetitit ku paskan shkruar për vizitën e Kryetarit të Dijanetit në Bullgari, në Shkup e tash edhe në Kosovë. Natyrisht që do të shkruajnë, sepse vizita është akivitet i Dijanetit, dhe jo aktivitet, bie fjala i BFI-së. Pritja është obligim, madje mund të jetë edhe detyrim, në raste të caktuara, por assesi nuk është aktivitet!
Tjetër, aty i pashë edhe do ngushëllime, do urime, do përkujtime! Të gjitha këto në faqen zyrtare të BFI-së? Edhe këto i llogarisin për aktivitete? Sepse, në faqen zyrtare publikohen aktivitetet, njohtimet dhe lajmërimet që kanë të bëjnë ekskluzivisht me Institucionin. Ndjenat personale, emocionet, përshtypjet, dhimbjet – të gjitha këto le t’i publikjë Shaqir Fetai në fb-un e vet dhe jo në faqet oficiale të BFI-së, sepse, do të bëheni lëndë e kritikës nëpër punimet shkencore të personave që merren me shkencën e komunikologisë, me piarin e me mediat! Ju qenkëshit bërë model më qesharak që kam hasur ndonjëherë nëpër rrjetet sociale dhe nëpër poralet shqiptare!
T’i kthehemi manifestimit! Mbrëmë shumë preshevarë u ndjenë krenarë, shumë prindër u nderuan nga fëmijët e tyre, u respektuan nga Bashkësia Islame e Preshevës, me këtë manifestim për fëmijët që mbaruan medresenë! Me këtë rast pati edhe mysafirë, nga Shkupi e njoha prof. Jusuf Zimerin, thanë që paska qenë edhe një tjetër, kumanovar, por, sikur nuk u ndje shumë, e pashë për një moment edhe në skenë por, nuk ia mësova emrin! Dhe, natyrisht që kjo vizitë është dashur të shënohet te fb-i profesor Jusufit, sepse, sado pak vizita e tij në Preshevë është aktivitet i tij personal!
Për t’u bërë puna berbat, për t’u dhjerë fare, ishte momenti kur organizatori kishte vendosur t’i japë një mirënjohje Shaqir Fetait, për të cilin tashmë krejt bota e di se ka qenë bashkëpunëtorë i oficerit të UDB-së, Stonko Dragoviqit, nën pseudonimin policor ORAO (shih linkun: https://almakos.com/dokument-bashkepunetor-i-cilit-sherbim-eshte-kreu-i-bfi-se/, —– https://fol.mk/bashkepunetor-i-cilit-sherbim-eshte-kreu-i-bfi-sedokument/)
Pse këtë mirënjohje? Sepse disa ditë më parë tek ai ishte udbashi tjetër, Mevludin ef. Dudiqi, i cili mbase edhe ia ka premtuar një mirënjohje, në shenjë të kontributit të Shaqir Fetait për Medresenë e Preshevës!!! Dhe kështu u nda kjo mirënjohje – në shenjë mirënjohje për kontributin e Shaqir Fetait për Preshevë! Shaqir Fetai as që e di se kah i bie Presheva! Dhe as mos të niset në Preshevë se nuk do të gjejë trajtimin më të madh se të një qeni të zgjebosur!
Me mirënjohje fallce, me mirënjohje të kurdisura e të porositura, nuk mund të mbulohet aktiviteti prej spiuni! Lider lind kurse spiun bëhesh. Shaqir Fetain nuk e ka lindur Zoti “lider”, ndërsa rrugës për zhvillim islam personal, ai zgjodhi edhe një rrugicë që përfundon në UDB. Këtu merr fund aktiviteti i tij fetar islam. Çdo përpjekje e tij për t’u dëshmuar si hoxhë, si hafiz, si lider, ai në fakt mundohet të përçojë mesazhin se, ja, nuk është keq që të jeshë udbash, sepse, ky mund të shpaguhet në fund nga UDB-ja! Mund të bëhesh edhe “reis”!!!
Nuk e kam të qartë kush i manipuloi organizatorët që kishin ndarë mendjen t’i japin mirënjohje Shaqir Fetait, për të cilin, në krejt Preshevën i bëhet fjala si për një udbash. Kontributi i tij për medresenë e Preshevës është zero. Prandaj, udbashët le t’i mbajnë duart sa më larg institucioneve fetare të Preshevës dhe mos t’i ndotin ato duke defiluar udbashët poshtë-lafrtë, sepse, ka përfunduar koha e tyre! Janë jashtëzakonisht të lexueshëm dhe të lakuriqësuar tashmë deri në palcë! Uji nuk mbahet në sitë, as dielli nuk zihet me shosh. Kot e kanë udbashët!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…

Skandaloze: Ç’mund të pritet prej një tradhëtari

Ali Ahmeti, që kur e amnistoi veten nga të kualifikuarit dhe të…

O Zot! Mjafton që po na mban Toka!

Shaqir Fetai ka vendosur që frustrimet e veta t’i shërojë me paratë…