Instalacioni perverz i pushtetit maqedonas, i montuar në krye të BFI-së, Shaqir Fetai, na paska inicuar një “konferencë shkencore” përmes së cilës do të mundohet që sado pak t’i japë vetes pakëz lagështi (vllagë)! Nja njëzet “shkencëtarë” të pranuar vetëm prej tij dhe nja 5-6 shkencëtarë të mirëfilltë nga Shqipëria e Kosova, nuk e ndjenë se në mesin e tyre po mungonin edhe përfaqësues nga Lugina e Preshevës dhe Malit të Zi!

Nga Ferid Saiti, Preshevë

Të merret suksesi epokal i tjetër kujt dhe, të “personalizohet” me qëllim që të gjejë alibi për t’u dëshmuar “tjetërfarësh” nga ajo që është, këtë orvatje mund ta bëjë vetëm Shaqir Fetai i gjorë. Bashkësia Fetare Islame e ka njohur dhe njeh për demagog e mediokër të pashoq, simbol i tradhëtisë dhe komplotit në BFI, nga këtu dhe nevoja që një konferencë e tërë i kushtohet një suksesi të huaj, të orientohet kah “shpërlarja” e Shaqir Fetait!
Seisoni i parë i Konferencës “shkencore” kushtuar 35 vjetorit të Revistës “Hëna e Re”, i kushtohet tërësisht “figurës” së Shaqir Fetait, për të cilën na paskan folur “shkencëtarë” të kalibrit të Shaban Ramanit, i cili, hala nuk ishte mësuar të lexojë shqip atë që ia kishin shkruar! Dhe ky “shkencëtar” (me gjasë, arkatari i BFI-së), qenka paraqitur me punim shkencor (!!!) kushtuar top-pesëshit që më së shumti pasan shkruar në Hëna e Re! Arkatari na qenka bërë “shkencëtar” në saje të hartimit “shkencor” kushtuar numrit të hartimeve shkollore të shkruara e të botuara nga Shaqir Fetai! Jo pra, nuk i ka hyrë të vlerësojë “gjuhën”, “stilin” dhe as “teknikën” e të shkruarit të Shaqir Fetait, e cila, për shkak të kompilacionit, përkthimit pa fusnota dhe vjedhjes së pasuseve, nuk ia del ta ruajë asnjë kontinuitet dhe liniarizim të “hartimeve shkollore”! Në mungesë të këtyre afiniteteve, “shkencëtari” flet për numrin e “hartimeve” të Shaqir Fetait që na i paska publikuar në Hëna e Re dhe që po na e mbakëka vendin e parë për nga numri i publikimeve! Po Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi që i ka 287 shkrime në Hëna e Re! Nëse “hartimet” e Shaqir Fetait janë që të gjitha kompilime apo interpetime të njëtrajtshme mbi “problemet islame” (të thëna e të stërthëna nga të tjerët që vetëm na i sjell në shqip të sakatosun Shaqir Fetai), publikimet e efendi Rexhepit janë me peshë, janë me përgjegjësi, janë fakte që kanë detyruar të ndërrohen edhe kurse politiko-shoqërore në të mirë të myslimanëve të vendit! Prandaj dhe janë huazuar nga Hëna e Re nga shumë revista e gazeta ku janë ripublikuar, kurse ato të Shaqir Fetait nuk kanë provokuar kurrfarë interesimi prej të tjerëve! Sido qoftë, ky problem ngel çështje e një hulumtimi shkencor për t’i demaskuar të gjithë kuazi-shkencëtarët të cilët, një ditë të mirë, të ndërsyer nga Shaqir Fetai, deshtën që të bëjnë “shkencë”!
Problem shumë shqetësues është, me gjasë, mbajtja peng e Shaqir Fetait i cili edhe më tej nuk guxon me ia turbullu ujin pronarëve të tij! Pse Shaqir Fetai i thërret në “konferencën shkencore” humoristike vetëm përfaqësues nga Shqipëria e Kosova, kurse i injoron përfaqësuesit legjitimë të shqiptarëve myslimanë nga Lugina e Preshevës dhe nga Mali i Zi? Kush i ka thënë që mos të prekë në Serbi e në Mal të Zi? Pse i injoron këta shqiptarë, pse ua fshinë adresat mu si politika antishqipëtare? A e di Shaqir Fetai se shqiptarët anekënd botës japin njëmilion Shaqir Fetaha e nuk e japin një thua të një shqiptari nga Lugina e Preshevës, apo të një shqiptari nga ata (të Malit të Zi) që e ruajnë me devotshmëri varrin e Ymer Prizrenit (a e di Shaqir Fetai se ku gjendet ky varr?!)
A e di Shaqir Fetai se është një autor nga Presheva i cili në Revistën Hëna e Re ka shkruar shumëfish shkrime më shumë se ai! A e di Shaqir Fetai bashkë me “shkencëtarin” e tij se, në Hëna e Re janë të publikuara disa punime shkencore të Dr. Abdulla Hamitit nga Tërnoci që janë shumëfish më të vlefshme se të gjitha shkrimet kopalla të atij anonimusi që po e mbakëka vendin e parë me shkrime në Hëna e Re!
A e di Shaqir Fetai se në arkivin e BFI-së ekziston një dakortësim paraprak i liderëve fetar shqiptar (H. Sulejman ef. Rexhepi, H. Sabri ef. Koçi dhe H. Rexhep ef. Boja), i cili bënte fjalë për një iniciativë të ngritur më vitin 1994, në mes të këtyre personaliteteve për ngritjen e një redaksie të përbashkët Shkup-Tiranë-Prishtinë (me seli në Tiranë) për nxjerrjen e një gazete dy javore që do të ishte organ i përbashkët i tri bashkësive fetare islame në rajon! Kjo ide pat hasur në përkrahje të hatashme nga shqiptarët myslimanë të Luginës së Preshevës dhe, vullnetarisht insistonin që të marrin pjesë në bashkëfinancimin e këtij projekti! Ndërsa sot, Shaqir Fetai, i injoron, i anashkalon dhe e mohon rolin dhe peshën e tyre, duke mos i përfshirë në një “konferencë shkencore” të cilin, me kopili e organizon ekskluzivisht për promovimin e vetëvetes si dhe të dy-tre pataricave të tij që i hynë në punë sa herë që ka nevojë të lirohet nga kapsllëku shqirtëror që e ka mbërthyer avdallin! Edhe ky turp flet për paftyrësinë e tij!/JetaPress/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Si ta festojmë suksesin e huaj

Edhe një herë i vetëashtuquajturi “kryetar i BFI-së, Shaqir Fetai, paska vendosur…

Marionetat që përfaqësojnë të mendermethënshmin

Po bëhen të shpeshta informacionet bajate që po publikohen në paçavurën e…

“Zgjedhjet e lira” dhe përrallat e 1001 netëve!

Shkruan: Bardhyl Mahmuti / Një ndër tregimet përrallore më të përhapura në…

Mediokri në konferencë

Shaqir Fetai po na udhëtuaka për në Kajro! Jo për të shprehur…

Zyrtarizimi i përvetësimit të vakëfit

Këto ditë u shkrua dhe u tha gjithçka mbi grabitjen, përvetësimin dhe…