Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, duket se nuk e ka përjashtuar krejtësisht mundësinë që Ukraina do të duhet t’i japë territor Rusisë si ‘zgjidhje të negociuar’.

“A duhet Ukraina të japë territor për të arritur paqen?”, ishte pyetja që një gazetar i bëri presidentit amerikan pas komenteve të tij për raportin e punës për muajin maj.

“Që nga fillimi, kam thënë – jo të gjithë janë pajtuar me mua – asgjë për Ukrainën pa Ukrainën. Është territori i tyre. Unë nuk do t’u them atyre se çfarë duhet dhe nuk duhet të bëjnë”.

“Por mua më duket se do të vijë një moment përgjatë rrugës kur do të duhet të ketë një zgjidhje të negociuar. Dhe çfarë nënkupton kjo, nuk e di. Unë nuk mendoj se dikush e di këtë tani. Por ndërkohë, ne do të vazhdojmë t’i vendosim ukrainasit në një pozicion ku ata mund ta mbrojnë veten”, tha Biden, shkruan NYT.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi të enjten se forcat ruse aktualisht e kanë pushtuar afërsisht një të pestën e vendit të tij.

Në ndërkohë, objektivat e luftës së presidentit rus Vladimir Putin mbeten të turbullta, por Biden pretendoi në shkurt se Putini po përpiqej të “rithemelonte ish-Bashkimin Sovjetik” duke pushtuar territorin që dikur sundonte Moska.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kosovë, zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas përfundimit të konsultimit me…

Konferencë për lidhjen mes parandalimit të mashtrimeve dhe hetimeve

Në organizim të Zyrës evropiane për luftë kundër mashtrimit OLAF, ndërsa me…

Gruevski: Jap dorëheqje nga posti i deputetit

Ish kryeministri Nikolla Gruevski i cili është në arrati në Hungari, në…

Pompeo: Kina është duke kryer gjenocid kundër myslimanëve ujgurë

Në orët e fundit në postin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike…