Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka thënë se Izraeli është duke vendosur kufizime të paligjshme për ndihmën humanitare për Gazën
Zëdhënësja Ravina Shamdasani tha se ushtria izraelite vazhdon të shkatërrojë infrastrukturën civile.
“Izraeli vazhdon të vendosë kufizime të paligjshme në hyrjen dhe shpërndarjen e ndihmës humanitare dhe të kryejë shkatërrim të gjerë të infrastrukturës civile”, është shprehur ajo.