Serioziteti dhe profesionalizmi i çdo subjekti, i çdo institucioni, i çdo personi publik, varet nga komunikimi me opinionin e gjërë. Pra, sa di të komunikoshë, sa je i gatshëm të komunikoshë, në ç’nivel je i prirur të komunikoshë, e gjithë kjo, tregon për synimet e mëdha dhe të shëndetshme që mund t’i ketë një institucion apo një person publik! E kundërta e kësaj – kemi të bëjmë me analfabet funksional
Nga Besijana Izairi
Komunikimi është korniza e pasqyrës e cila reflekton angazhimin dhe punën e përpiktë (apo të dështuar) të një subjekti! Nëse raporti publik, komunikimi me opinionin është nonshalant, madje edhe përtej standardeve të amatorizmit, nëse ky komunikim është i nivelit të ulët, ndërsa vjen prej një subjekti me peshë, atëherë kemi të bëjmë me sabotim, ose me injorancë, ose me analfabetë funksional, të cilët, janë të prirur që më tepër të tallen me opinion se sa të ruajnë relacione të shëndosha dhe të ndërtojnë bazën e një historie që do të flasë për një periudhë të caktuar të një institucioni, subjekti etj.
Çka do të flasin komunikimet e të vetëquajturit “reis”, i cili në këtë post të rëndësishëm u imponua dhunshëm nga forca politike kombëtarisht e fetarisht shumë të dyshimta, ç’ka do të flasin “informatat për opinion” të tij të cilat janë diletanteske dhe tallje me realitetin.
Ja për shembull, le ta analizojmë përciptazi “informacionin” e fundit të Shaqir Fetait që e paskësh postuar në paçavurën e tij (fb) e që flet për “mbledhjen e rregullt të rijasetit”! Paskan “diskutuar gjërë e gjatë mbi këto pika të Rendit të ditës”! (kujdes! Fjalën “rendi” e nis me “R” të madhe!!!)
- Analiza e Procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
Edhe procesverbalin e shkruan me “P” të madhe, thuase kemi të bëjmë me “shkrim të shenjtë”! Pastaj, vetëm diletantëve, vetëm analfabetëve funksional mund t’u rrapëllojë mendja se në mbledhje mund të “analizohet Procesverbali” nga mbledhja paraprake! Procesverbali dorëzohet me ftesën dhe materialet tjera të përgatitura për mbledhjen e thirrur. Anëtarët e organit i lexojnë materialet, përgatiten, analizojnë dhe, në mbledhjen e thirrur E MIRATOJNË, ose jo, procesverbalin! - Informim mbi aktivitetet dhe rezultatet e Muajit të Ramazanit;
Kush kë e informoi?! Kësisoj informohen vetëm oganizatat nëntokësore, ato struktura kriminale që bëjnë bilancin e një aktiviteti të poshtër që kanë ndërmarrë sa për t’i forcuar pozitat në një botë të dyshimtë e të pistë!
Rezultatet nga Muaji i Ramazanit janë të personalizuara ekskluzivisht për “boss”-in Shaqir Fetai, apo, janë për mbarë opinionin e vendit! Duke i bërë transparente, duke i publikuar këto rezultate, edhe vetë xhematet e vendit do të vërejnë se ku janë, se kush më mirë i kryen obligmet fetare, kush nga xhematet është më korrekt për sa i përket taksave fetare; vërehet se kush është më dobët, alizohet se pse aty ngecin punët, jepen propozime si të punohet me atë xhemat, si të shtohen rezultatet, si të gritet sa më shumë vetëdija fetare.
Vite më parë, çdo cent që hyntë në BFI bëhej transparent. Dihej se sa kontribute kanë hyrë nga mërgimtarët, nga komuniteti ynë i vendosur nëpër qytete e qendra të ndryshme perëndimore. Krejt kjo jo vetëm për lavdërim, por edhe për kritikë publike ndaj atyreve që përgjigjen dobët në zbatimin e obligimeve fetare.
Kështu siç vepron Shaqir Fetai, në këtë mënyrë kaq “sekrete”, krijohet terreni ideal për vjedhje, për humbje të gjurmëve, për manipulime e keqpërdorime, pa dhënë përgjegjësi para askujt! Ky është i vetmi synim i Shaqir Fetait! - Analizë e punëve në organizimin e Haxhit 2024 dhe obligimet tjera deri në nisjen e haxhinjëve;
Edhe zogjtë e malit e dinë se Haxhi i vitit të kaluar ishte me çmim astronomik, i përcjellë me shumë vjedhje, që nga udhëtimi e deri te kontratat me pronarët e hoteleve. Asnjëherë nuk i zbardhën këto vjedhje, ndonëse analizat e pavarura flasin për një vjedhje pej 250-300 mij euro!
Nuk u tha publikisht e zyrtarisht akoma, madje as në këtë mbledhje se, cili është çmimi i sivjemë i Haxhit! Kjo do të thotë se ka ngelur i njëjti çmim! Nga haxhi i vitit të kaluar e deri në haxhin e sivjemë inflacioni ka prekur gjithandej nëpër botë, janë rritur çmimet, është rritur standardi, ndërsa Shaqir Fetai e mbanë të njëjtin çmim astronimik të vitit të kaluar! Pse? A ishte çmimi i vitit të kaluar shumë i lartë saqë e përballon edhe inflacionin e sivjemë, apo ka vendosur që sivjet të jetë “më korrekt” dhe të vjedhë sa më pak, me qëllim që të mbulohen shpenzimet e haxhit! - Projekti i grumbullimit, therrjes dhe ndarjes së mishit të kurbanëve;
Phu, çfarë fjalie e poshtër, çfarë “pike e rendit të ditës”! Kjo flet vetëm për komplekset e një sharllatani kur të gjendet në mesin e sharllatanëve të tjerë ku vërenë se megjithatë në atë mes gjendet edhe një i urtë! Atëherë avdalli ia këputë fjalive duke bluar edhe një të tillë si kjo e pikës katër të rendit të ditës!
Grumbullimi, therrja dhe ndarja e mishit po na u bëka me projekt?! Në tërë këtë aktivitet “projekti” zë vend vetëm në vjedhje të mishit! Dihet sa mish jepet për të varfërit, sa ndalet për nevojat e Medresesë me nxënës gjithnjë e më të paktë dhe, se sa mish vidhet! Natyrisht, vidhet më shumë se shpërndarja për fukaratë, se ndarja për Medresenë! Paramendoni grumbullimin e mishit me projekt! Paramendoni therrjen e kurbanëve me projekt! Shaqir Fetai duke dashur të tregohet sa më “profesional” e më “institucional” në fakt del kokrra e sharllatanit! Aq shumë ka diletantizëm e sharllatantizëm te Shaqir Fetai sa, lirisht mund të gatuhet një brum për mijëra barcaleta humoristike dhe, ky brum, fatkeqësisht, nuk mund të shërbejë si materie serioze arkivi i një Institucioni serioz! BFI-në, fatkeqësisht, Shaqir Fetai e ka shndërruar në një “organizatë” sharllatanësh me qëllim që të ketë një “faltore” ku do të lavdërohet e madhërohet kryesharllatani, siç do të ngelë përjetë ky farë “reisi” prototip i analfabetit funksional.
Po kush mund të shkruajë përveçse një analfabet funksional se, mbledhja na qenka mbajur “në një ambient të gjallë”! Po pse këta të “rijasetit” të Shaqir Fetait po mbakëkan mbledhje edhe në “ambient të vdekur”! Ja si na informon Shaqir Fetai: “Mbledhja u mbajtë në një ambijenti të gjallë, diskutime konstruktive dhe racionale, dhe pas të cilave u sollën kinluzat edhe ate me sa vijon…”
Kurse “kinluzat” (konkluzat) janë “fenomen” më vete, janë argumenti më plastik që flet se, këtyre të “rijasetit” të Shaqir Fetait u ka ikur mendja për lesh! Po a mund të jetë konkluzë fjalia “Çështja e haxhit tashmë ka marrur rrugën e vet të mbarë”? A mund të jetë konkluzë “U caktua komisioni republikan i organizimit të kurbanëve”? Organizimi i kurbanëve? Veç Shaqir Fetai, ky farë analfabeti funksional, di t’i “organizojë kurbanët”!
Dhe fare në fund të “informatës” së Shaqir Fetait, vjen fjalia “Reisul Ulema i BFI e RMV ju shprehi falënderime të përzemërta të gjithë faktorëve, prej atyre republikan e deri tek besimtarët.” Cilët faktorë republikan i falënderon Shaqir Fetai, kur dihet që faktorë republikan mund të jenë ushtria, policia, shërbimet sekrete, kryeministri, kryetari i shtetit, apo edhe partitë në pushtet! Mos e ka nënvizuar këtë gafë Shaqir Fetai qëllimisht, sepse, apo, nesër i duhet që t’i shpreh falënderime të gjithë atyre fakorëve republikanë që e instaluan dhunshëm në krye të BFI-së?
Kur jemi te këta faktorë – a diskutoi diçka në këtë mbledhje Shaqir Fetai pikërisht për vërejtjet aktuale të këtyre faktorëve republikanë, të cilët, e akuzuan Shaqir Fetain se BFI-në e ka shndërruar në filiale dhe në shtab të BDI-së? Madje këto vërejtje e këto akuza janë regjistruar edhe në bllokun e shënimeve të faktorëve ndërkombëtarë që kanë monitoruar zgjedhjet e 24 prillit dhe 8 majit? Pse nuk pati një pikë në këtë rend të ditës ku do të debatohej mbi këto akuza të padenja për BFI-në, si dhe, pse nuk u tha asnjë fjalë për akuzat e opinionit se njerëz e bashkëpunëtorë të Shaqir Fetait kanë blerë vota me paratë e fitrit (madje pati edhe të burgosur nga këta bashkëpunëtorë)!
Dështimet flagrante, të njëpasnjëshme si dhe skandalet e turpshme nuk mundet Shaqir Fetai t’i mbulojë me mbledhje ku do të theksojë “rezultate të paimagjinueshme” të Muajit Ramazan, dhe as me “organizim të kurbanëve”! Shaqir Fetai duhet të mbajë mbledhje madje edhe të kërkojë që “organet e tij” të debatojnë për dështimet e njëpasnjëshme, për vjedhjet e fitrit, të zeqatit, të haxhit, të kurbanëve si dhe vjedhjet e vakëfit, të hyrat nga vakëfi apo nga letrat në vlerë vlera e të cilave asnjëherë nuk u bë publike. Megjithatë, ndëshkimi gjithnjë i ka zënë hajnat, fajtorët, kriminelët.
Vjedhsit e vakëfit, nuk mund që këtë dëm ta fshehin me dëmet e eskavatorëve që po punojnë e po rrënojnë këto ditë brenda oborrit të Xhamisë Mustafa Pasha! Askush nuk di se çka po punohet aty dhe pse me makineri të rëndë, si dikur Pasko Kuzmani i Gruevskit në Kalanë e Shkupit! Aq e rëndë është vjedhja e vakëfit sa duhet të mbulohet me eskavatorë?!