Sot janë bërë 95 vjet që nga rënia e luftëtares shqiptare Shote Galicës, emri i lindjes i së cilës është Qerime Radisheva.

Ajo është shpallur Heroinë e Popullit Shqiptarë.

Shote Galica ka lindur në fshatin Radishevë të Drenicës dhe ishte motra e 6 vëllezërve.

Ajo u martua me Azem Galicën në vitin 1915, ndërkaq në vitin 1919 mori pjesë në Kryengritjen e Dukagjinit dhe të Junikut në 1921 – 1923.

Në vitin 1925 pas vdekjes së burrit të saj, Azem Galicës, ajo mori detyrën e tij dhe luftoi së bashku me Bajram Currin në Has të Prizrenit dhe Lumë, si dhe mbahet mend për kapjen e një komandanti serb dhe një numri ushtarësh në Çikatovë.

Në korrik të vitit 1927, ajo shkoi Shqipëri dhe kaloi muajt e saj të fundit në Fushë-Krujë, ku vdiq në moshën 31 vjeçare.

Shote Galica mbahet mend për thënien “Jeta pa dije është si një luftë pa armë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Frika nga helmimi, Putin largon nga puna 1000 anëtarë të stafit personal

Në raportin e fundit të “insideedition”, është e qartë se Vladimir Putin…

Tronditën maqedonasit: Në Maqedoni jetojnë 47 % shqiptarë

Më në fund shpaloset e vërteta e madhe, shqiptarët në Maqedoni jo…

Institucionet e Kosovës fillojnë kampanjën për mbjelljen e një milion drunjve

Me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe…

Jetojnë në Maqedoni, shkollohen në Kosovë

Elmedina, Mesuti dhe Edmondi jetojnë në lagjen Bardhi të fshatit Bllacë, janë…

Koronavirusi në Maqedoni, shënohen edhe dy viktima

Alsat mëson se gjatë 24 orëve të fundit prej 496 testeve të…