Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se 81% e personave të shtrirë në spital për momentin nga Covid-19 janë të pa vaksinuar, ndërkaq rreth 80% e viktimave nga Covid-19 po ashtu janë të pa vaksinuar.

Analiza e Ministrisë së Shëndetësisë tregon se vdekshmëria tek pacientët e pa vaksinuar është në mënyrë drastike më e lartë. Gjatë periudhës gusht 2021 -janar 2022, 78% e viktimave kanë qenë të pa vaksinuar, ndërsa vetëm 22% prej tyre kanë qenë të imunizuar.

Sipas analizës, personat që kanë ndërruar jetë kanë pasur disa sëmundje kronike të kombinuara. Pacientët kanë qenë të vaksinuar me të gjitha llojet e vaksinave që janë të disponueshme tek ne.

Po ashtu nga MSH potencojnë se gjatë javëve të shkuara, nuk ka pasur mbingarkim të Spitaleve sa ju përket shtrirjeve në spital por është rritur numri i kontrolleve në ambulanca të cilat kanë shkuar deri në 100 kontrolle brenda ditës në një institucion”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Rifat Jashari: Kënaqësi me qenë para kësaj ushtrie që e kemi pritur ‘den baba den’

Vëllai i heroit Adem Jashari, Rifat Jashari, ka folur sot në nder…

Arrihet një marrëveshje e re globale për klimën në samitin COP26

Një marrëveshje që synon të shmangë ndryshimet e rrezikshme klimatike është arritur…

Statistika përgatit metodologjinë e regjistrimit, do të angazhohen rreth 6 mijë persona

Enti Shtetëror i Statistikës do të përmbyll së shpejti përgatitjen e Metodologjisë…

Sulmi rus zhvendoset në lindje të Ukrainës

132 të vrarë në Makariv, zbulohen varre masive Ashtu siç kishte paralajmëruar,…

Rama shpall fitoren: Festa në orën 18:00 në sheshin ‘Skënderbej’, kush të dojë të na bashkohet

Kryeministri Edi Rama ka shpallur fitoren për zgjedhjen e 25 Prillit. Në…