Sipas të dhënave të publikuara, vetëm 23% e të infektuarve me COVID 19 janë të shtruar nëpër spitalet e vendit, që do të thotë se mbi 75% e të infektuarve me sëmundjen po përballen nëpër shtëpitë e tyre. Të dhëna të sakta se sa prej këtyre personave janë shëruar nuk ka. Autoritetet thonë se informata në këtë drejtim do të ketë nga dita e premte, me arsyetimin se procedura e identifikimit të të shëruarve zgjatë, për shkak se duhet të kalohen dy testime. Në shtëpi mbeten të infektuarit, simptomat e të cilëve janë më të lehta dhe të përballueshme, ndërsa terapinë ua përcaktojnë mjekët amë pas konsultimeve me infektologët. Ndërkohë për arsye të sigurisë vazhdon të zbatohet masa e izolimit të shtetasve tanë të cilat kthehen nga shtete të tjera. 1592 qytetarë ndodhen aktualisht nëpër karantinat shtetërore.

Gjithsej persona të vendosur në karantinë shtetërore

137- Veles, Kavadarcë dhe Negotinë

761- Shkup

68- Strumicë, Gjevgjeli

250- Ohër, Strugë

142- Tetovë, Gostivar

187- Manastir

47- Berovë

Gjatë ditës së djeshme nga karantinat shtetërore janë lëshuar 846, ndërsa sot 78, prej tyre, 1 nga Hotel Ibis, 14 nga Hotel Flamingo, 12 nga Hotel Rivera dhe 51 nga Hotel Alpina. Të njëjtët edhe nëse gjatë lëshimit në shtëpi rezultojnë negativ në testin për COVID 19 e vazhdojnë në shtëpi vetë-izolimin edhe për 14 ditë të ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…