Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela ka rikujtuar 9 majin lidhur me ngjarjen e Lagjes së Trimave në Kumanovë që ndodhi shtatë vjet më parë.

“Në këtë datë, para 7 viteve, vendi dhe Evropa u zgjuan me raportime për luftime në Lagjen e Trimave në Kumanovë, ku u vranë 10 pjesëtarë të grupit të armatosur dhe 8 pjesëtarë të forcave policore. Shumë shtëpi u shkatërruan, banorët përjetuan tmerr, ndërsa fëmijët ende vuajnë traumat.

Në ndërkohë, grupi i Kumanovës u dënua me 746 vjet burg dhe natyrisht, nuk u materializuan asnjë nga premtimet e regjimit LSDM-BDI për përsëritje të procesit gjyqësor dhe as përrallat me FBI dhe CIA të kryetarit të BDI-së.”, shkruan Ziadin Sela.

Sipas tij, në vend të zbardhjes së rastit, shteti shkel çdo ditë të drejtat elementate të të burgosurve të garantuara me ligj, siç janë e drejta për vizita të familjarëve si dhe fundjava e lirë.

“Andaj u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve kompetente që të respektojnë ligjet në fuqi, konventat ndërkombëtare dhe Kushtetutën e vendit e cila thotë se para ligjit të gjithë janë të barabartë. E vërteta dhe drejtësia për këtë skenar do të mbeten përkushtimi kryesor i Aleancës për Shqiptarët”, thekson Sela.(INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Ndarja pakos Shkup-Tiranë, Geer: Vendos Këshilli i Evropës dhe vendet anëtare

“Bashkimi Evropian inkurajon të dy palët të arrijnë një zgjidhje të pranueshme…

Anulohet seanca për rastin “Monstra”

Është anuluar seanca për rastin “Monstra”, shkruan Alsat. Sipas informacioneve, seanca e…

Rreth 50 mijë të vdekur nga COVID-19 në Brazil

Brazili është afër arritjes së shifrës prej 50 mijë të vdekurve nga…

27 Prilli/ Sela: Vizitova Feta Halimin, njeriun e pafajshëm që qëndron në këtë burg

Kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela në katër vjetorin e zhvillimeve…

Kurti për “Open Balkan”: E ardhmja e Kosovës është BE-ja, dallimet nuk ndikojnë në marrëveshjet e nënshkruara me Maqedoninë e Veriut 

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe homologu i tij nga Maqedonia Veriore,…