Partitë e Macron e Le Pen marrin rezultate minimale larg parashikimit

Si partia e presidentit francez Emmanuel Macron ashtu edhe kundërshtarja e tij Marine Le Pen nuk arritën objektivat që synonin në raundin e parë të zgjedhjeve rajonale.

Exit Poll-et treguan se partia e qendrës e Macron mori pak më shumë se 10% të votave, minimalja e domosdoshme për të marrë pjesë në raundin e dytë fundjavën e ardhshme. Një nga deputetet e partisë së tij, tha se ky rezultat ishte një “shuplakë e fort në fytyrë”.

Partia e Marshimi Kombëtar e ekstremit të djathtë e Le Pen renditet e dyta, mbrapa konservatorëve të ish-presidentit Nicola Sarcozy që duket se morën shumicën. Partia e zonjës Le Pen pritej të kryesonte raundin e parë të votimit dhe të fitonte të paktën një rajon për herë të parë. Zonja Le Pen nuk kandidoi vetë, por ajo udhëhoqi fushatën.

Ajo e përshkroi pjesëmarrjen e ulët në votime, një abstenim prej 66%, si një “katastrofë qytetare”. Ajo fajësoi qeverinë se kishte dështuar të nxiste besimin e qytetarëve tek institucionet politike.

Le ta pranojmë, rezultatet tregojnë një abstenim të thellë dhe gjithashtu historik prej gati 70% për shkak të mosbesimit ndaj sistemit zgjedhor, i cili u lë votuesve ndjenjën se asgjë nuk mund të ndryshojë, se gjithçka është konfiskuar,” tha ajo.

Votuesit po zgjedhin këshillat e rinj vendorë në 13 rajone të Francës, plus një jashtë territorit, si dhe 96 departamente. Në zgjedhje morën pjesë mbi 15,700 kandidatë. Këto zgjedhje po ndiqen nga afër, sepse konsiderohen një letër lakmuesi për zgjedhjet e ardhshme presidenciale që janë më pak se një vit larg.

Një Exit Poll i IPSOS tregoi se konservatorët e Les Républicains fituan në raundin e parë 27% të votave, ndjekur nga Marshimi Kombëtar i Le Pen me 19%. Të Gjelbrit, Partia Socialiste dhe En Marchee presidentit Macron kanë marrë të gjitha 11%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…