Një nxënës në SHBA qëlloi një mësuese në një shkollë në Virxhinia, SHBA. Ngjarja ka ndodhur dje në shkollën fillore Ritschnek. Është ende e paqartë se si arma ra në dorë të 6 vjeçarit por autoritetet besojnë se të shtënat nuk ishin aksidentale. Nuk raportohet për të lënduar të tjerë.

Mësuesja 30-vjeçare është dërguar e plagosur rëndë në spital, siç raportojnë mediat e huaja. Zyrtarët thanë se ndërsa shkolla – e cila ka rreth 550 nxënës – kishte pajisje për zbulimin e metaleve, nxënësit u kontrolluan në mënyrë të rastësishme dhe jo çdo fëmijë u inspektua.

Policia nuk pranoi të emërtojë armën e përdorur në incident, por tha se djali kishte përdorur një pistoletë. Shefi i distriktit të shkollës, Dr George Parker tha se zyrtarët “do të shikojnë çdo rast që mund të ketë ndodhur që mund të ketë shkaktuar këtë incident”.

“Kjo është e tmerrshme, diçka e tillë nuk duhet të ndodhë kurrë,” shtoi Dr Parker. “Ne duam të sigurohemi që asgjë e tillë të mos ndodhë përsëri.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Kush është shqiptarja që u shpall më e mira në Universitetin e Mjekësisë në Danimarkë?

Sukseset e të rinjëve nga Kosova nuk kanë të ndalur. Të rinjtë…

Asnjë lajm nga ‘luftëtarët tanimë të zhdukur të Azovstal’ të Ukrainës – rrëfimet e familjarëve të shqetësuar për fatin e tyre

Dy javë më parë, qindra luftëtarë ukrainas përfunduan përpjekjet e tyre për…

Spanja i dorëzoi Ukrainës sistemet e para të raketave anti-ajrore amerikane, Hawk

Qeveria spanjolle i dorëzoi Ukrainës sistemet e para të raketave anti-ajrore amerikane…

Lajçak pas takimit me Kurtin: U pajtuam që takimet mund të ndodhin në baza mujore

Ka përfunduar takimi mes emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav…

Më shumë se 1.5 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina

Më shumë se 1.5 milionë refugjatë janë larguar tani nga Ukraina për…