Një 53 vjeçar është plagosur me armë zjarri pranë godinës së bashkisë së vjetër të Kavajës. Policia e Tiranës njoftoi se ngjarja u shënua sot rreth orës 11:00 në lagjen numër 2, dhe se autori është shoqëruar për në Komisariat. Gjithashtu, Policia tha se është sekuestruar dhe arma e krimit, kallashnikov. “Për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri shtetasi R. T, 53 vjeç, i cili u dërgua në spitalin Rajonal të Durrësit për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën. Autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi F.B, 31 vjeç, nga Kavaja  po shoqërohet në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Është sekuestruar edhe arma e dyshuar e krimit, një armë zjarri kallashnikov“, thuhet në njoftimin e Policisë

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Stoltenberg: Pak e besueshme se s’pati koordinim me Rusinë për uljen e aeroplanit në Minsk

Gazetari bjellorus, Roman Protasevich, u ndalua të dielën në Misk, pas devijimit…

Edita Tahiri: Opozita e ringjallur e Shqipërisë nesër i tregon Vuçiqit se ai vetëm mund të ëndërrojë

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialgoun me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar për…

Zemërohen italianët: Politikanët hipokritë, po pasurohen nga vaksinat

Italia dhe Komisioni Europian kryesuan samitin global të shëndetit vetëm pak ditë…

Rama: Angela Merkel do t’i mungojë Ballkanit Perëndimorë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencën e së përbashkët me kancelaren…

Zaev në Prishtinë: Hetim ndërkombëtar për rastin e Kumanovës

Vizita e kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev, në Prishtinë është e para e…