442 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

IKShPK njofton se nga ky virus kanë ndërruar jerë 14 persona ndërkaq janë shëruar 957, transmeton Klan Kosova.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.090 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 442 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Drenas 3 raste (91, 83, 69 vjeç), Mitrovicë 3 raste (76, 62, 61 vjeç), Leposaviq 2 raste (78, 68 vjeç), Prishtinë 2 raste (70, 69 vjeç), Gjakovë 1 rast (83 vjeç), Gjilan 1 rast (88 vjeç), Obiliq 1 rast (67 vjeç), Viti 1 rast (68 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 102.236 raste nga 505.249 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.100 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 957 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 88.380 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.756.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 86 raste, Vushtrri 81 raste, Skenderaj 31 raste, Ferizaj 29 raste, Fushë-Kosovë 22 raste, Pejë 21 raste, Leposaviq 19 raste, Lipjan 17 raste, Klinë 16 raste, Gjilan 15 raste, Prizren 15 raste, Gjakovë 14 raste, Malishevë 11 raste, Suharekë 11 raste, Istog 7 raste, Kaçanik 7 raste, Mitrovicë 7 raste, Drenas 6 raste, Podujevë 5 raste, Viti 5 raste, Deçan 4 raste, Obiliq 4 raste, Kamenicë 3 raste, Shtime 3 raste, Hani i Elezit 2 raste dhe Rahovec 1 rast”, njofton IKShPK.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Mandl: Serbia e ka pozicionuar veten në anën e gabuar, BE-ja duhet të përshpejtojë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit

BOTË / BALLKAN Mandl: Serbia e ka pozicionuar veten në anën e…

Përsëritet tragjedia në autostradën kroate: 11 të vdekur pas aksidentit të autobusit me targa polake

11 persona kanë vdekur në një aksident trafiku, që ka ndodhur rreth…

Sulmi ndaj kryetarit të KRRE-së, për shkak të marrjes së licencës

Pas sulmit fizik ndaj kryetarit të KRE-së, Arianit Xhaferi është thirrur për…

Shkatërrohet grupi ndërkombëtar kriminal, arrestohen dhe shtetas të Maqedonisë

Me kërkesë për ndihmë juridike ndërkombëtare, policia dhe organet tjera kompetente në…

Kështu e pritën fqinjët Vjosa Osmanin pas seancës për rrëzimin e Qeverisë

Pas përfundimit të seancës së Kuvendit, kryetaren e legjislativit e ka pritur…