10 mijë persona konsiderohen të zhdukur

Rëndohet bilanci i tragjedisë që shkaktoi stuhia “Daniels” në Libi. Autoritetet vendore bën të ditur se numri i të vdekurve ka mbërritur në mbi 3 mijë, ndërkohë që më shumë se 10 mijë persona të tjerë konsiderohen të zhdukur.

Shifrat e viktimave mbeten kontradiktore, pasi Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe tha se kishin regjistruar deri më tani 2084 të vdekur.

Situata më e vështirë është në qytetin Derna, 1/4 e të cilit raportohet se u shkatërrua plotësisht pasi disa diga u çanë si pasojë e stuhisë dhe uji vërshoi në qytet.

Lagje të tëra të qytetit vijojnë të jenë nën ujë, i cili në zona të caktuara ka arritur deri në 3 metra lartësi.

Forca të shumta ushtarake dhe ato të kryqit të kuq dhe gjysmës së hënës së kuqe vijojnë përpjekjet për të shpëtuar sa më shumë njerëz, të cilët gjenden të bllokuar nëpër shtëpitë e përmbytura apo makina.

Autoritetet që qeverisin të dyja pjesët e vendit shpallën tre ditë zije për viktimat e kësaj tragjedie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Po bie numri i popullsisë në Maqedoni, parashikime katastrofale për dekadat e ardhshme

Deri në vitin 2050, Maqedonia do të humbasë rreth 11 për qind…

Zhbogar: “Reketi” u shndërrua në “reality show”

. Për ambasadorin e Bashkimin Evropian, Samuel Zhbogar, procesi gjyqësor për rastin…

Alarm për mjet shpërthyes në aeroportin “Adem Jashari” – reagon policia

Në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, është raportuar për mjet shpërthyes. Njësitet…

Ushtria serbe vazhdon me provokime, stërvitet përgjatë kufirit me Kosovën

Pjesëtarët e ushtrisë së Serbisë, gjatë ditëve të festës së Vitit të…

Plagoset një 23-vjeçar në Bit Pazar në Shkup

“Në ora 14:16 në SPB-Shkup, nga spitali “Shën Naumi i Ohrit” është…