21 persona që po mbanin një maratonë të vrapimit në pyje kanë vdekur në veri-perëndim të Kinës pas breshrit, shiut me ngricë dhe erërave të ftohta që  garën në lartësi të lartë.

Pas operacionit të shpëtimit gjatë gjithë natës në temperaturat e ftohta, ekipet e shpëtimit konfirmuan që 151 njerëz ishin të sigurt nga gjithsej 172 pjesëmarrës.

Sipas agjencisë së lajmeve Xinhua vrapuesit vuajtën prej shqetësimit fizik dhe rënies drastike e të papritur të temperaturave, shkruan Euronews.

Vrapuesit po garonin në një shteg jashtëzakonisht të ngushtë malor në një lartësi që arrinte 2 mijë deri në 3 mijë metra.

Gara prej 100 kilometrash u mbajt të Shtunën në sitin turistik Yellow River Stone Forest në qytetin Baiyin në provincën e Gansu.

Me ndryshimin e motit të ftohtë vrapuesit nuk ishin të përgatitur për kushte të motit të tillë dhe shumë prej tyre madje kishin edhe rroba mjaft të holla dhe pavarësisht kilometrave të kaluara në vrap shumë sportist as nuk arrinin të nxehnin trupin e tyre.

Një vrapues i cili u ngjit në 1 mijë metra lartësi tha se kur u ngit në atë maje iu mpinë gishtat nga i ftohti dhe gjatë kthimit ai ishte jashtëzakonisht i trullosur.

Kryebashkiaku i qytetit Baiyin, Zhang Xuchen, mbajti një konferencë shtypi të Dielën më vonë dhe kërkoi ndjesë thellësisht si organizatori i ngjarjes.

“Ne shprehim ngushëllime dhe simpati të thella për familjet e viktimave dhe të plagosurve,” tha kryetari.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Zhduket vajza e re nga Kumanova, ekipet policore në kërkim të saj

Një vajzë e re nga Kumanova (14), Kanita Ramani është zhdukur në…

Humb betejën me koronavirusin, ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Colin Powell

Ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Colin Powell ka ndërruar jetë bë moshën 84-vjeçarepas…

Moti i acartë “mbërthen” jugun e SHBA-ve

Në Teksas shpallet gjendja e emergjencës kombëtare Stuhia e madhe dimërore që…

Kryeministri i Palestinës: Qeveria e re e Izraelit aspak më e mirë se e kaluara

Rrëzimi i Benjamin Netanyahut mbyll një prej “periudhave më të këqija” të…

Tërmet prej 2.2 shkallë të Rihterit në Gjilan

Lëkundje të tokës janë regjistruar sot në qytetin e Gjilanit. Lajmin për…