Ka përfunduar për këtë javë gjykimi ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së ku është dëgjuar dëshmitari i tretë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar(ZPS). Gjyqi do të vazhdojë më 4 nëntor me pyetjet e avokatëve mbrojtës.

Pas pyetjeve të prokurorisë, dëshmitari Miro Jukiq, i cili është udhëheqës i ekipit për siguri dhe trajtim të dëshmitarëve pranë ZPS-së, u është përgjigjur pyetjeve të trupit gjykues.

Jukiq ka thënë se pasi kanë rrjedhur në publik dosjet e ZPS-së, shumë prej dëshmitarëve janë shprehur të shqetësuar dhe disa prej tyre ishin kërcënuar.

Ai nuk ka treguar sa prej tyre kishin marrë kërcënim të drejtpërdrejt.

“Shumë pak kishin marrë kërcënim të drejtpërdrejtë, jo shumë, më pak se 100”, ka thënë dëshmitari i ZPS-së.

Ai ka thënë se ZPS i ka zhvendosur nga Kosova dy persona, për shkak se kanë qenë të frikësuar.

“Më shumë se një, dy persona janë zhvendosur…Deri ndaj 30 personave u morën masa sigurie”, është përgjigjur dëshmitari Jukiq.

Gjatë dëshmisë së tij, Jukiq ka thënë se një prej dëshmitarëve e kishte telefonuar dhe i kishte thënë se e ka kuptuar nga miqtë e tij se emri i tij përmendej në dokumentet konfidenciale dhe menjëherë ka ndërmarrë masa për të rritur sigurinë e tij dhe të fëmijëve.

Dëshmitari është pyetur nga gjykatësi nëse ka ndonjë arsye për të besuar nëse ndonjë anëtar i ZPS-së është i përfshirë në dorëzimi ne dokumenteve në OVL-UÇK, por ai e ka mohuar një gjë të tillë.

Në kohën e rrjedhjes së dokumenteve Miro Jukiq ka qenë punonjës i sigurisë së dëshmitarëve në ZPS dhe gjatë dëshmisë së tij ka thënë se ka kontaktuar me rreth 30 dëshmitarë.

Sipas tij, dëshmitarët me të cilët ka biseduar kanë qenë të frikësuar si shkak i publikimit të dokumenteve.

Kroati Miro Jukiq është dëshmitari i tretë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar(ZPS) në gjykimin ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Para tij, në gjykimin ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK, ka dëshmuar koordinatorja e hetimeve në ZPS dhe një ish-gazetar kosovar.

Ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Gucati e Haradinaj akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Në organizatën që ata drejtonin kishin arritur disa pako që pretendohej të ishin me dokumente që kishin rrjedhur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Të gjitha këto ata i kishin bërë publike përmes konferencave për media dhe paraqitjeve të tjera publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…