Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes priti në një takim pjesëmarrësit e Kursit të Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Nënkryetari i komisionit, Enver Dugolli tha se ky është kursi më i lartë i sigurisë dhe mbrojtjes. Ai shprehu mirënjohjen për mundësinë e dhënë që edhe kuadro nga Kosova të kenë mundësinë të jenë pjesë e këtij kursi.

Dugolli theksoi se Kosova synon që sa më parë të jetë anëtare e NATO-s, si garantuese e sigurisë së rajonit dhe jo vetëm.

“Komisioni ka 11 anëtarë, por fatmirësisht shumë rrallë apo hiç kemi divergjenca mes deputetëve të subjekteve politike kur kemi të bëjmë me çështjen e sigurisë dhe mbrojtjes. Ky kurs ka dhe thellon në vazhdimësi bashkëpunimin tonë në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes. Kështu ndërtohen edhe raportet e ndërsjella”, tha ai.

Zëvendësdekanja e Akademisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Etleva Smaçi tha se është e lumtur që në çështjen e sigurisë dhe të mbrojtjes shqiptarët janë bashkë, raporton KP.

“Ne jemi shumë të kënaqur që jemi së bashku në rrugëtimin e sigurisë rajonale. Jemi bashkë të gjithë sepse siguria është e të gjithëve”, tha ajo.

Ndërsa koloneli Altin Kurti kërkoi të informohet më shumë lidhur me dërgimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit dhe për fokusin e Komisionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Edhe përfaqësues të tjerë të Kursit të Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë parashtruan pyetje për çështjet të cilat kishin më shumë interes më fushën e sigurisë, për të cilat morën përgjigje nga deputetët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…