Një zyrtar amerikan, i dërguar special për Korenë e Veriut, Sung Kim, ka paralajmëruar se ky vend do të mund të kryente teste të armëve bërthamore në çdo moment.

Paralajmërimi i Kim vjen disa ditë pasi që Pyongyangu testoi tetë raketa balistike.

Zëvendëssekretarja amerikane e Shtetit, Wendy Sherman, tha para gazetarëve se çfarëdo testimi bërthamor do të rezultonte me “një përgjigje të shpejtë dhe të fuqishme”.

Pyongyangu nuk ka kryer teste bërthamore për pesë vite.

Megjithatë, tensionet në Gadishullin korean po rriten, kurse Kim tha se Koreja e Veriut ka lansuar 31 raketa këtë vit që është një rekord i ri. Rekordi i kaluar ishte ai i vitit 2019, ku u testuan 25 raketa.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Katër viktima dhe 23 raste të reja me Covid-19, shërohen 111 pacientë

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë realizuar 386 teste,…

Çfarë janë raketat termobarike, që Rusia mund t’i përdor, shkatërrojnë një bllok qyteti me një goditje

Armët termobarike janë armët më brutale të luftës që ekzistojnë përveç atyre…

Ursula von der Leyen arrin në Prishtinë, pritet nga presidentja Osmani

Presidentja e Komisionin Europian, Ursula von der Leyen, ka arritur në Prishtinë.…

E goditi me makinë dhe gjuajti me armë zjarri, viktima shpëton, kryerësi në mbajtje

Një burrë është arrestuar të premten në Gjakovë sepse dyshohet se tentoi…

Putin arreston kreun e FSB-së pas dështimit në Ukrainë

Vladimir Putin ka vendosur në arrest shtëpie kreun e shërbimit të jashtëm…