Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë raportohet se janë duke humbur besimin, se Ukraina do të mund ndonjëherë të rikthejë territoret e humbura nga Rusia.

Siç raporton CNN, këshilltarët e presidentit amerikan Joe Biden kanë filluar të debatojnë në rrethin e brendshëm, se si presidenti ukrainas duhet ta cilësojë “fitoren”, transmeton Telegrafi.

Zyrtarët amerikanë i thanë CNN se pavarësisht vlerësimit pesimist, Shtetet e Bashkuara nuk do t’i bëjnë presion Ukrainës që të bëjë ndonjë lëshim zyrtar sa i përket territorit dhe t’i jap diçka Rusisë për t’i dhënë fund luftës.

Megjithatë ekziston shpresa që Ukraina do të mund ta rikthejë shumicën e territorit të okupuar, në një kundërsulm të realizuar gjatë këtij viti.

E për të parandaluar marrjen nën kontroll të pjesëve tjera të Ukrainës, presidenti i këtij vendi Volodymyr Zelensky vazhdimisht i ka bërë thirrje fuqive perëndimore që t’ju dërgojnë më shumë armë që ta mbrojnë vendin nga agresioni rus.

Madje edhe zyrtarisht kanë kërkuar të paktën 48 sisteme të ndryshme raketore, por Shtetet e Bashkuara deri më tani u kanë premtuar vetëm tetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Nga sot pritet ulje e çmimeve të ushqimit bazë

Nga dita e sotme marzha tregtare ngrihet sërish në 5 për qind…

Kurti takon Lajçakun: Të angazhuar për dialog parimor e të balancuar, që në qendër ka njohjen reciproke

Në kuadër të Forumit Ekonomik të Delfit, kryeministri Albin Kurti zhvilloi takim…

ASH-AAA me 5 ankesa në KSHZ për Komunën e Dibrës

A do të ketë sërish rivotim në Dibër, pasi që Aleanca për…

Greqia i mbyll kufijtë me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Ndërprerja e lidhjes rrugore, detare dhe ajrore me Maqedoninë e Veriut dhe…

Von der Leyen: Ne s’mund të lejojmë Rusinë të minojë ekzistencën e Ukrainës

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se qëllimi…