Zvicra, e cila i është bashkuar sanksioneve të BE-së, ka bllokuar asetet e rusëve me vlerë rreth 8 miliardë dollarë, ku përfshihen llogari bankare, pasuri të paluajtshme dhe objekte arti. Ato janë të bllokuara, por jo të konfiskuara dhe mbeten pronë e pronarëve të tyre.

Komisioni amerikan akuzon Zvicrën për shkelje të sanksioneve ndërkombëtare ndaj Rusisë.

Eksperti zviceran kundër korrupsionit Mark Pieth ka dëshmuar para komisionit të Shteteve të Bashkuara që akuzon Zvicrën për fshehjen e aseteve ruse.

“Avokatët nuk i prekin paratë, por ndërtojnë të ashtuquajturat struktura për klientët e tyre, kompani guaska, llogari offshore. Dhe kështu me radhë. Kjo është e rrezikshme sepse ndihmon pastrimin e parave”, u shpreh Mark Pieth, profesor i Kriminologjisë.

Komisioni amerikan për Siguri dhe Bashkëpunim që operaon në Evropë, i ka lëshuar kritika të ashpra ndaj rolit të Zvicrës në fshehjen e aseteve ruse.

E njohur prej kohësh si një destinacion për kriminelët e luftës dhe kleptokratët, Zvicra është një mundësi e mirë e presidentit rus Vladimir Putin dhe miqve të tij.

Putini dhe oligarkët e tij përdorin ligjet zvicerane për të fshehur dhe mbrojtur të ardhurat nga krimet e tyre, “thuhet në deklaratë. Qeveria zvicerane i hedh poshtë akuzat duke theksuar se është në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë aktorët brenda dhe jashtë vendit.

“Problemi është se në një moment amerikanët duan të kenë emrat. Dhe papritmas zviceranët kthehen dhe thonë po, por sekreti bankar dhe aq më tepër sekreti avokat-klient na pengon t’i zbulojmë këta emra”, tha ai më tej.

Zvicra u dënua nga komisioni amerikan. Nëse veprimet e agjencisë do të kenë pasoja të mëtejshme, mbetet për t’u parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Paralajmëron presidenti ukrainas: Është e mundshme lufta e hapur me Rusinë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha të premten se një luftë e…

Rritet numri i pacientëve me COVID-19 në Infektivë

Numri i rasteve me COVID-19 ka filluar sërish të rritet. E për…

Ambsadori i Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj kontaktohet nga Gjykata Speciale

Ish kryetari i Partisë Liberale të Kosovës, Gjergj DedaJ, është kontaktuar nga…

Gërxhaliu: Varret masive janë hapur nga serbët, u kanë hequr organet shqiptarëve të vrarë

Drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka folur për raportin…

Pas deklaratave kundër shugurimit të Joanikijes – kërcënohet nga serbët pro-rus analisti malazez Ljubomir Filipoviq

Analisti politik nga Mali i Zi, Ljubomir Filipoviq është kërcënuar për shkak…