Qeveria zvicerane ka vënë veton ndaj kërkesës së Danimarkës për të dërguar automjete të blinduara luftarake të prodhimit zviceran në Ukrainë, njoftoi transmetuesi zviceran SRF të mërkurën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike (SECO), një organ qeveritar zviceran i ngarkuar me eksportet e armëve, e hodhi poshtë kërkesën me arsyetimin e neutralitetit të vendit, i cili e ndalon atë të furnizojë me armë zonat e konfliktit.

Danimarka donte të dërgonte 20 tanke Piranha të prodhimit zviceran në Ukrainë, por politika e neutralitetit të Zvicrës kërkon që vendet e huaja që blejnë armë zvicerane të kenë leje për t’i eksportuar ato.

Në prill, SECO kishte refuzuar kërkesën e Gjermanisë për të rieksportuar municione të prodhimit zviceran të përdorur në tanket kundërajrore Gepard.

Në vazhdën e luftës, Berlini u përball me presion të madh brenda dhe jashtë vendit për të hequr dorë nga ngurrimi i tij për t’i ofruar armë Ukrainës.

Në anën tjetër, neutralitetin i Bernës gjithashtu po testohet fuqishëm pasi disa autoritete zvicerane kanë shprehur mbështetjen e tyre për shtetet evropiane për të “kaluar armët zvicerane” në kushte të caktuara.

Ndryshe, gjatë tre muajve të fundit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka kërkuar vazhdimisht vendeve perëndimore që të dërgojnë më shumë armë pasi vendi përballet me bombardime të intensifikuara nga trupat ruse në rajonin e Donbasit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Thirrje për një “dialog të ri” rreth temës së racizmit në Amerikë

Aktivisti për të drejtat civile, pastori Al Sharpton, foli të premten përpara…

Disa nga deputetët e LDK-së nuk do ta votojnë Qeverinë Hoti?

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), edhe pse ka kërkuar nga Kuvendi i…

Rasti “Monstra”, javën e ardhshme fjalët përmbyllëse

Mbrojtja e të akuzuarve në rastin “Monstra” pret aktvendim lirimi. Avokati Naser…

U mbajt dialogu vjetor për politikat ekonomike: Familjet më së shumti u dëmtuan nga pandemia, të ndihmohen!

Sot, përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE-së, Ballkani Perëndimor dhe Turqia, Komisioni…

Osmani takoi ministrin Mehaj dhe komandantin Rama, flasin për ngritjen e kapaciteteve të FSK-së

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot priti në takim koordinues…