Zvicra ka planifikuar rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në të paktën 1% të PBB-së, pavarësisht qëndrimit të saj neutral, mes një situate të ndryshuar të sigurisë në Evropë.

Parlamenti miratoi rritjen e shpenzimeve, duke e rritur atë nga niveli aktual prej 0,71% në 1% të PBB-së, pas luftës ruse kundër Ukrainës që filloi në shkurt.

Shpenzimet vjetore të mbrojtjes do të rriten nga rreth 5.5 miliardë franga zvicerane (5.7 miliardë dollarë) në të paktën 7 miliardë franga zvicerane deri në vitin 2030.

“Qeveria zvicerane po zbaton planin e mbrojtjes”, tha ministrja e Mbrojtjes, Viola Amherd.

“Në funksion të gjendjes së sigurisë boshllëqet ekzistuese të aftësive në ushtri duhet të mbyllen më shpejt sesa ishte planifikuar”, tha ajo.

Sipas Amherd, kjo përfshinte modernizimin e zbulimit dhe forcave tokësore.

Rritja e shpenzimeve të mbrojtjes u miratua nga Këshilli Kombëtar dhe Dhoma e Ulët në muajin maj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Reshjet e dendura shkaktojnë dëme nëpër qytetet e Kosovës

Një familje në lagjen “Deremhallë” në Komunën e Gjilanit u evakuua nga…

Trump sulmon demokratët për procesin e shkarkimit

Presidenti amerikan Donald Trump kritikoi të martën ligjvënësit ligjvënës demokratë për ngritjen…

Osmani reagon pas vendimit të Supremes: Më 14 shkurt, Albin Kurti do të jetë kryeministër

Bartësja e listës “Guxo” në Lëvizjen Vetëvendosje, Vjosa Osmani, ka reaguar pas…

Gazetarja ukrainase kujton fillimin e bombardimeve në Ukrainë: U zgjova nga zhurma e aeroplanëve – ishte e tmerrshme se nuk munda të kontaktoja me vajzën

Gazetarja ukrainase e cila ka arritur dje në Kosovë, Lyudmila Makey në…

Kosovë, miratohet ligji për rimëkëmbje ekonomike

Me 72 vota për parlamenti i Kosovës miratoi të premten ligjin për…