Zv.kryeministrja Belinda Balluku është takuar me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor në Departamentin e Shtetit Amerikan.

Balluku ka zbardhur takimin mes tyre ku thotë se u disktua për ccështjet kritike të rajonit si dhe për rolin e rëndësishëm që Shqipëria po luan në këto momente vendimtare.

Më tej Balluku shprehet se e ka siguruar diplomatin që Qeveria Shqiptare është e fokusuar plotësisht për përmbushjen e angazhimeve të marra dhe mbi të gjitha është koshiente për rolin e rëndësishëm që duhet të luajmë në rajon.

Në Departamentin e Shtetit takova Gabriel Escobar, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, ku diskutuam për një sërë çështjesh kritike për rajonin, për aktualitetin e ditëve të fundit dhe mbi të gjitha për rolin e rëndësishëm që Shqipëria dhe Kryeministri Rama po luajnë në këto momente vendimtare. Escobar mbetet një nga njohësit më të mirë të rajonit pranë Departamentit të Shtetit. Ai dhe skuadra e tij janë të gatshëm të ndihmojnë në zgjidhjen e situatave dhe mbarëvatjen e reformave dhe proceseve jetësore për vendet e Ballkanit Perëndimor. E sigurova që Qeveria Shqiptare është e fokusuar plotësisht për përmbushjen e angazhimeve të marra dhe mbi të gjitha jemi koshient për rolin e rëndësishëm që duhet të luajmë në rajon dhe shembullin e mirë që duhet të japim.”-shkruan Balluku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Kurti në Forumin Strategjik në Bled takon kryeministrin kroat, flasin për sigurinë dhe ekonominë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti po merr pjesë në Forumin strategjik në…

Nga reper në zëvendësues të Thaçit/ Memli Krasniqi zgjidhet në krye të PDK

Arrestimi i ish krerëve më të lartë të UÇK-së nga Gjykata Speciale…

Reuters: SHBA-ja, bisedime të fshehta me Shqipërinë dhe Kosovën për strehimin e afganëve

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka zhvilluar bisedime të fshehta me…

Bullgaria kërkon të mos njihet gjuha maqedonase

Bullgaria ka dërguar një memorandum sqarues deri tek vendet anëtare të Bashkimit…

Njësia e FSK-së fiton medaljen e argjendtë në ushtrimin ndërkombëtar “Cambrian Patrol 2021” në Britani

Në konkurrencë me mbi njëqind ekipe të forcave të shteteve të ndryshme…