Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), ka kërkuar nga gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou që të vazhdohet masa e paraburgimit ndaj Kadri Veselit.

Në shkresën e prokurorisë thuhet se gjykatësi i procedurës paraprake dhe Gjykata e Apelit kanë konstatuar secila në disa raste se paraburgimi i Veselit ishte merituar sipas rrethanave.

“Që nga vendimi më i fundit, më 26 shtator 2022, nuk ka pasur ndonjë rrethanë ndryshimi që do të sugjeronte një përcaktim tjetër dhe Veseli nuk bën asnjë parashtresë me argumentin se paraburgimi nuk është më i garantuar”, thuhet në parashtresë të prokurorisë.

Veseli thuhet se vazhdon të përmbushë rrezikun e aplikueshëm të arratisjes, shkruan Betimi për Drejtësi.

“Mbetet rasti që Veseli është në dijeni për akuzat e rënda kundër tij, për shumicën dërrmuese të provave në bazë të tyre dhe për mundësinë e një dënimi të konsiderueshëm nëse shpallet fajtor. Që nga vendimi i fundit i paraburgimit, shtimi i dëshmitarëve të rinj nga ZPS-ja, zbulimi i dosjeve të mëdha të dokumenteve shtesë në përmbushjen e afatit të 30 shtatorit, si dhe depozitimi i një liste shtesë të Rregullës 102(3), i japin Veselit një pasqyrë të mëtejshme për rastin kundër tij”, thotë tutje prokuroria.

Sipas tyre, ndikimi i Veselit gjithashtu mbetet i pa zvogëluar që nga vendimi i fundit i paraburgimit, gjë që mund ta ndihmojë atë në shmangien e procedurave të DhSK-së.

“Vazhdon të ekzistojë rreziku që Veseli të pengojë procedurat. Gjykatësi i procedurës paraprake ka gjetur më parë se Veseli ka ndërhyrë, përmes një ndërmjetësi, në një çështje që përfshin DhSK-në, dhe vazhdon, në bazë të pozicionit të tij të mëparshëm dhe ndikimit të vazhdueshëm, të jetë në gjendje, p.sh., të ketë akses në informacion ose të marrë mbështetjen e të tjerëve. Gjykatësi i procedurës paraprake gjithashtu ka gjetur më parë se Shërbimi Informativ i Kosovës është angazhuar në ndërhyrjen e dëshmitarëve derisa Veseli ishte në krye të tij”, pretendon prokuroria.

Po ashtu thuhet se faktorët e vlerësuar nëse ekziston rreziku i pengimit të procedurave sipas nenit 41(6)(b)(ii) janë gjithashtu të rëndësishëm kur shqyrtohet nëse ekziston rreziku i krimeve të mëtejshme nëse Veseli do të lirohet.

Prokuroria thotë se sipas nenit 41(6)(b)(iii) mjafton të ekzistojë besimi i rrezikut që Veseli të nxisë ose të ndihmojë të tjerët të kryejnë krime, ose të kontribuojë në ndonjë mënyrë tjetër në kryerjen e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Tragjedi në Shkup, 30-vjeçarja me veturë godet për vdekje vjehrrin e saj

MPB njofton se dje në ora 13:30 është raportuar se në fshatin…

Nesër pritet dorëheqja e Zaevit

Bordi Qendror dhe Ekzekutiv i LSDM-së nesër do të diskutojnë për dorëheqjen…

Problemet e Nuredin Lushtakut me politikanë e me policë

Nuredin Lushtaku, ish-nënkryetar i Skenderajt, është emri më i përfolur në opionin…

Shënohen 68 raste të reja me koronavirus

Alsat mëson se gjatë 24 orëve të fundit prej gjithsej 404 testeve…

Shkarkimi i ambasadorëve politikë, këto janë procedurat e zëvendësimit të tyre

Të mërkurën janë liruar nga detyra 13 ambasadorë politikë dhe në mungesë…