Së paku tetë persona kanë mbetur të vdekur dhe shumë të tjerë janë lënduar, si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një shtëpi për të sëmurë mendorë, në një qytet në Çeki që ndodhet në kufi me Gjermaninë.

Njësitet emergjente, e kanë pasur të pamundur ta angazhonin edhe helikopterin, për shkak të kushteve të rënda atmosferike në atë zonë malore, transmeton Telegrafi.

Mësohet se zjarri në këtë azil në Vejprty, ka shpërthyer rreth orës pesë të mëngjesit, ndërsa është përhapur në objekt me shpejtësi mjaft të madhe.

Rreth 30 persona kanë pësuar djegie të konsiderueshme, disa prej të cilëve mjaft të rënda, ndërsa disa pësuan nga tymi i madh që mbushi hapësirat e mbyllura.

Deutsche Welle raporton se në ndihmë të viktimave janë dërguar disa autoambulanca, dy prej të cilave nga Gjermania fqinje. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Konjufca shkon sot në Hagë për t’i takuar ish-krerët e UÇK-së

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do të udhëtojë sot për…

Zagrebi goditet nga një tërmet prej 5.3 shkallë

Në mëngjesit e sotim kryeqendra e Kroacisë, Zagrebi u godit nga një…

Zjarr me përmasa të frikshme në Romë, shtëllunga e tymit shihet nga kilometra largësi

Një zjarr me përmasa të konsiderueshme ka rënë pasditen e së mërkurës…

Nancy Pelosi nis turneun në Azi

Vizita vjen mes tensioneve në lidhje me Tajvanin për të cilën administrata…

Geci: Thaçi u financua nga Isa Mustafa dhe Bujar Bukoshi për vrasjen e aktivistëve të LDK-së

Një akuzë e rëndë publike ka ardhur nga Halil Geci, i cili…