Ish-drejtori i spitalit të Tetovës, Florin Besimi si i akuzuar në rastin për djegien e spitalit modular në Tetovë sot tha se ka dëshmi të pakontestueshme për pafajësinë e tij, shkruan TV21. Pas anulimit të seancës për të dytën herë, Besimi tha se shpreson që e njëjta të nis sa më parë.

“Me faktet të cilët do të vërtetohen do të dëshmoj pafajësinë time për këtë ngjarje tragjike. Për këtë ka dëshmi të pakontestueshme të cilët gjatë procesit gjyqësorë do t’i shpalosim. Andaj shpresoj që së shpejti do të fillojë ky proces gjyqësorë dhe do të mbaroje”, tha Besimi.

Gjykimi erdhi pasi  më 27 korrik Prokuroria dorëzoi aktakuzë nga Gjykata Themelore – Tetovë. Me atë propozim, PTHP Tetovë i akuzoi dy drejtorët e Spitalit Klinik të Tetovës Florin Besimin dhe Artan Etemin për vepër penale të vepra të rënda kundër sigurisë publike dhe mjekun Boban Vuçevskin për vepër penale mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë, ndërsa personi juridik ISHP Spitali klinik Tetovë për vepra penale shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe mosrespektim  sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë.

Prokuroria dhjetë muaj zhvilloi hetim në të cilin u bënë analiza dhe ekspertiza nga MPB-ja, Fakulteti i Teknologjisë, një inxhinier elektroteknik dhe ekspertë dhe hetues nga Policia Kriminale Federale e Gjermanisë.

Në tetor të vitit 2021, pas ekspertizës së MPB-së, Prokuroria informoi se zjarri në objektin modular është shkaktuar si pasojë e një kabllo zgjatëse të djegur, në të cilën janë vendosur një aparat defibrilator-reanimues, një karikues celulari dhe një pajisje tjetër, informoi prokuroria.

Dy drejtorët e atëhershëm të spitalit të Tetovës dhanë dorëheqje, por mbetën në pozitat e tyre deri në ristrukturimin në Qeveri. Zjarri në spitalin modular të Kovid-it ka ndodhur më 8 shtator të vitit të kaluar. Në stihinë e zjarrit që për disa minuta objekti u dogj deri në themel, jetën e humbën 14 persona, ndërsa disa pacientë u lënduan rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Kasami: Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut do të mbahen me 12 prill

Kryetari i Lëvizjes Besa në Maqedoninë e Veriut, Bilall Kasami, i ftuar…

Julian Assange fiton leje për të apeluar ekstradimin në SHBA

Themeluesit të faqes WikiLeaks, Julian Assange, i është dhënë leje për ta…

Zaev dorëzon në Kuvend dorëheqjen nga posti i kryeministrit

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ashtu siç dhe ishte paralajmëruar…

Përgjimi i opozitës ruse në Beograd, Von Cramon: Serbia duhet të zgjedh nëse dëshiron t’i bashkohet BE-së apo të vazhdoj të rreshtohet me Moskën dhe Pekinin

Eurodeputetja Viola Von Cramon, ka reaguar lidhur me veprimet e Serbisë për…

Prokurorja e rastit: Kemi katër dëshmitarë që mbështesin aktakuzën ndaj Pjetër Shalës

Ka nisur të mbahet seanca e radhës e Gjykatës Speciale ndaj ish-komandantit…