Dhjetë persona, përfshirë pesë fëmijë të moshës nga tre deri në 15 vjeç, kanë humbur jetën në një zjarr pranë qytetit francez të Lionit.

Fqinjët raportuan se kishin dëgjuar “ulërima tmerri” dhe dëshmuan se një nga banorët e hodhi fëmijën e saj nga ndërtesa te njerëzit poshtë përpara se të hidhej për vdekje, raporton “SkyNews”.

Zjarri shpërtheu në një bllok banimi shtatëkatësh në Vaulx-en-Velin në orët e para të së premtes, sipas ministrit të brendshëm, Gerald Darmanin.

Rreth 180 zjarrfikës morën pjesë dhe u vendos një kordon sigurie.

Një fotografi e skenës u postua në mediat sociale nga delegati i ministrit për qytetet dhe strehimin, Olivier Klein.

Shkaku i zjarrit nuk dihet në këtë fazë, tha ai.

“Ka disa skenarë dhe do të hapet një hetim”, tha Darmanin, duke shtuar se ishte në kontakt me presidentin Emmanuel Macron për tragjedinë.

“U dërgoj ngushëllimet e mia familjeve dhe të dashurve të viktimave”, vazhdoi ai.

Një banor, Mohamed, tha për mediat lokale: “Dëgjova zërin e grave dhe fëmijëve që bërtisnin”.

“E zgjova gruan time, i thashë: ‘Ka diçka serioze’”.

Fqinji, Assed, tha: “Ishte e tmerrshme. Isha vërtet i tronditur. Isha dëshmitar i një gruaje që… ua hodhi fëmijën njerëzve. Ata arritën ta kapnin. Ajo më pas u përpoq të hidhej, por shkoi keq. Ajo vdiq”.

Rida, një tjetër banore, tha: “Fëmijës tim, i thash të mos shkojë në shkollë, është i tronditur, u traumatizua kur dëgjoi britma të tilla, britma tmerri. Më dridhen këmbët”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Petkov për propozimin francez: Shkup tani ka zgjidhje për të ardhmen e saj

Kryeministri bullgar i dorëhequr Kiril Petkov sot ka deklaruar se do të…

Prof. Nexhat Ibrahimi: 30 vite miqësi, sot jam tradhëtuar nga Shaqir Fetahu, që kandidon për Reis

Rrahja, goditjet me shufra gome e druri, me karrige metali, grushtimi e…

Tragjedia, familjarët kërkojnë përgjegjësi

Familjarët e viktimave kërkojnë që sa më shpejtë të zbardhet e vërteta…

Pasi u godit nga vetura, vdes këmbësorja!

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se një këmbësore ka ndërruar…

“Lufta me Greqinë, çështje kohe”/ Nacionalistët turq: Nuk i kthejmë shpinën interesit tonë në Mesdhe

Kreu i Lëvizjes Kombëtare Turke Devlet Bahçeli deklaroi se lufta me Greqinë…