Zjarrfikësit e Tetovës kanë protestuar ndaj mos-pagesës së shtesave për punën e natës, gjatë fundjavave dhe rrezikshmërinë me të cilën përballen gjatë punës së tyre.

Në rast se përmbushen kërkesat e tyre zjarrfikësit i kanë ofruar komunës së Tetovës marrëveshje për ndërprerje të procedurës gjyqësore për mos-pagesën e shtesave që nga viti 2005.

“Ne kërkojmë ligji çka thotë, 29% neve na paguan komuna e Tetovës, punën e natës, por duhet të paguhet 42%. Festat shtetërore neve na paguhet 42%, policia dhe institucionet e tjera paguhen 150%,do të thotë. neve na vidhen këto mjete, fundjava na paguhet 29%, duhet sipas ligjit duhet të paguhet 42%”, tha Fariz Xhemaili, zjarrfikës.

“Ne presim uniforma, vetura presim prej tyre veturat i kemi të vjetra do prishen. Uniformat i kemi tejet të vjetra dhe nuk funksionojmë dot më prej donacioneve pra duhet të na ndihmojë edhe kryeministri Zaev edhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim” tha njëri prej protestuesve.

Pas protestës Komuna e Tetovës ka ftuar zjarrfikësit në takim.

“Brenda javës së ardhshme, zjarrfikësit do t’i ftojmë në komunë për të dëgjuar hallin e tyre. Kërkesat e zjarrfikësve për pajisje siç janë kamionët dhe pajisjet e tjera për luftën kundër zjarrit, janë gjëra të kushtueshme për të cilët duhet patjetër ndihma e Qeverisë dhe Qendrës për Mbrojtje dhe Shpëtim”, thonë nga Komuna e Tetovës.

Nëse nuk arrihet marrëveshja me komunën, zjarrfikësit paralajmërojnë vazhdimin e protestave.

Përveç zjarrfikësve të Tetovës me problemin e njëjtë përballen edhe zjarrfikësit e Gostivarit, Kërçovës, dhe qyteteve të tjera një pjesë e të cilëve, sot iu bashkuan protestës së zjarrfikësve të Tetovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…