Me rastin e takimit të koalicionit ASH-AAA, me banorët e fshatit Pirok, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela theksoi se me fitoren e zgjedhjev parlamentare 2020, lojrat e fatit do të lejohen vetëm në hotele me 5 yje, sepse hotelet me 5 yje garantojnë që nuk do të jenë afër vendbanimeve, nuk mund të ketë qasje gjithsecili, dhe kjo do ta ndal në mënyrë të kënaqshme këtë fenomen devijant.

Sipas tij, qëndrimi i Aleancës për Shqiptarët rreth lojrave të fatit është shprehur disa herë publikisht dhe i njeti tanimë është edhe i futur në programin e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa “Shtet për të gjithë”.

Më tej, Ziadin Sela theksoi se ky koalicion i cili nëse është pjesë e qeverisë, do të ndryshojë ligjin e lojrave të fatit sikur modeli i Shqipërisë dhe Kosovës, për shkak se ky fenomen devijant në shoqërinë tone, detyron me mijëra të rinj që të braktisin vendin dhe zgjidhjen ta kërkojnë në shtetet e Evropës siç është Gjermani dhe shtetet tjera. “Situata aktuale me kazinot është një plan i cili plotëson mozaikun që një ditë na mbajnë me përralla për shoqërinë e përbashkët për të gjithë, por ama shtetin ta mbajnë vetëm për ta. Ne s’kemi kohë për të humbur”, theksoi kreu i ASH-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…