Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, këtë vikend e ka ndarë për takime me diasporën shqiptare.

Ai ka qëndruar në Hamburg, Berlin si dhe në Kopenhagen. Nga Hamburgu, bëri thirrje të përkrahet kandidati shqiptar për Kuvendin e Hamburgut Sami Musa, duke aluduar në institucionalizimin e shqiptarëve të diasporës. Por mesazhi Selës, ishte që në të njëjtën mënyrë shqiptarët të institucionalizojnë votën e tyre me 12 Prill, duke votuar për Aleancën për Shqiptarët.

Ai ka ftuar diasporën edhe në takimin e dytë, nga Kryeqyteti i Gjermanisë Berlini, ai dha mesazh të fuqishëm: ‘Diaspora bën ndryshimin’. Ai përkujtoi kohërat kur diaspora gjithmonë ka ndihmuar për ndryshim, andaj me 12 Prill do të duhet që së bashku të kontribuojë për të sjellë ndryshimin në vend. Nga takimi i Kopenhagës Ziadin Sela, theksoi që 12 Prilli, do të jetë festë dhe vizitë për mërgimtarët, të cilët pas Prillit, do të shijojnë vendin e tyre ashtu siç e kanë dëshiruar, dhe do të kenë ëndje për tu kthyer në mëmëdhe.

Nga sallat e mbushura me mërgimtarë, Ziadin Sela pritet që edhe javëve në vazhdim të ketë takime të shtuar në Diasporë, duke bërë thirrje për përkrahje sa më të madhe nga Diaspora në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…