Shuhet thuajse çdo shpresë për hapjen e paraleles shqipe për klasën e gjashtë në shkollën fillore “Njegosh” të Idrizovës. Për këtë flet vendimi i komunës Gazi Babë, drejtuar sot udhëheqësisë së shkollës në të cilin thuhet se kërkesa për hapje të një parale të re është bërë me vonesë, pas fillimit të vitit të ri shkollor dhe se e njëjta kërkon kushte të posaçme për formimin e saj, sepse klasa do të numëroj vetëm 11 nxënës. Gjithashtu, në vendimin e komunës Gazi Babë nënvizohet se paralelja e re duhet të shoqërohet edhe me 10 punësime të reja për të cilat duhet kërkuar pajtueshmëri edhe nga Ministria e Financave. Përveç arsyetimeve të lartpërmendura, nga komuna kërkojnë që prindërit që fëmijët ti dërgojnë në shkollën fillore të fshatit Ognjancë për mësim në gjuhën shqipe, ku edhe do të organizojnë transport për 11 nxënësit. Por, prindërit nuk pajtohen me këtë vendim. Sipas tyre, shkolla në Ognjancë nuk është risi dhe zgjidhje por mundësi që ka ekzistuar prej shumë vitesh.

Duhet theksuar se shumica e shqiptarëve të Idrizovës që nga 2016-ta kanë mbështetur LSDM-në e cila ka edhe pushtetin qendror por edhe atë lokal!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…