Me kërkesë të tij mëngjesin e sotëm Zharko Llukovski, ish-drejtori kryesor ekzekutiv në “T-Mobile”, ka dhënë deklaratë në Prokurori për përndjekje të krimit të organizuar për rastin “Reket”, informojnë nga Prokuroria.

Siç sqarojnë nga Prokuroria, kjo deklaratë e Llukovskit është plotësim i rrëfimit të tij paraprak për rastin e njëjtë.

Ndryshe, dje në cilësinë e dëshmitarit deklaratë në Prokurori për rastin “Reket” ka dhënë edhe biznesmeni Orçe Kamçev.

Llukovski përmendet në një audio bisedë që i ka publikuar gazeta italiane “La Verita” në internet faqen e saj.

Sipas aktakuzës në rastin “Stacione bazë” që në PSP e udhëheq prokurja Lile Sfefanova, Zharko Llukovski dyshohet për keqpërdorim të 3,5 milionë eurove në dobi të “Beton” SHA Shkup, ndërsa në dëm të aksionarëve të T-Mobile, mes të cilëve edhe shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Rodrigo Duterte, presidenti i Filipineve njofton largimin nga politika

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka thënë se nuk do të kandidojë…

Komandant Sokoli: E vërteta e Grupit Kumanova, ja kush e organizoi, tre ditët e fundit ka pasur dron

Për ngjarjen e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 akuzohen 37…

Vazhdon gjykimi për rastin “Target-Fortesa”

Në Gjykatën penale sot duhet të mbahet seancë e re për lëndën…

Tre muaj nuk është mbajtur seancë për “Llaskarcën” – Nëse nuk ka seancë brenda 90 ditëve, gjykimi nis nga fillimi

Tre vite pas tragjedisë në “Llaskarcë”, ende nuk ka përgjegjësi për aksidentin.…

Osmani: Rusia synon të zhbëjë arritjet amerikane në Ballkan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të hënën se Rusia synon të…