Sot në kompleksin “Ilindenska” takohen kryeministri Zoran Zaev, kryetari i opozitës Hristijan Mickoski dhe aleati kryesor i qeverisë Ali Ahmeti. Liderët e tre subjekteve më të mëdha politike do të diskutojnë për Qeverinë teknike të 3 janarit.

Mbrëmjen e djeshme kryeministri Zoran Zaev, pas mbledhjes së Kryesisë së partisë tha se kanë vendosur që kryeministri teknik të jetë ministri aktual i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski. Ndërsa Milla Carovska, zv.kryeministre për Çështje Ekonomike. Zëvendësministër plotësues në Ministrinë e Brendshme, Sllavanka Petrovska, shef kabineti i deritanishëm i Spasovskit. Zëvendësministër për Punë dhe Politikë sociale, Sanella, shef i deritanishëm i kabinetit të Carovskës. Bojan Mariqiç, sekretar i ri për Marrëdhënie Ndërkombëtare i LSDM-së.

Zaev gjatë prononcimit për media shtoi se në ligj nuk ka detyrim që parashikon koordinim paraprak me opozitën për emrin e kryeministrit teknik përveç koordinimit me partinë e dytë më të madhe në pushtet. Megjithatë ai shtoi se ka disa parime sa i takon zgjedhjes së ministrave teknik nga radhët e opozitës dhe qe kryesisht kanë të bëjnë me sundimin e ligjit. Emrat e dy ministrave teknike, atij të Brendshëm dhe atij për Punë dhe Politikë Sociale me propozim të opozitës, Zaev do ti mësojë sot në takimin e liderëve me Hristijan Mickoskin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Të shtëna me armë në dasmë, 2 të plagosur nga rikoshetat e plumbave

Rikoshetat e plumbave në një dasmë kanë shkaktuar 2 të plagosur në…

LSDM: Qeveria e re do të luftojë krimin dhe korrupsionin

LSDM po zhvillon negociata serioze për të formuar një qeveri me një…

Qeveria vendosi mbylljen për 14 ditë të të gjitha çerdheve, shkollave dhe institucioneve tjera arsimore

Pas rekomandimeve të Komisionit për sëmundje ngjitëse, Qeveria në mbledhjen e sotme…

Sevdail Demiri: Eh shtet e (pa) shtet!!!

Sevdail Demiri përmes një postimi në profilin e tij në Facebook bën…

Gjenden 43 emigrantë në afërsi të Radovishit

Mëngjesin e sotëm në rajonin e Strumicës-Radovishit policia gjatë kontrollit të një…