Në Komisionin Shtetëror Zgjedhor është tërhequr shorti për radhitjen e kandidatëve në listat për zgjedhjet e parakohshme në komunën e Dibrës, Ohrit dhe Novo Sellës. BDI do të mbajë numrin 1, Aleanca për Shqiptarët numrin 2, “Demokratët” numër 3, “Unioni qytetar” numër 4, numrin pesë kandidati i VMRO-DPMNE-së, numrin 6 Lëvizja Besa ndërsa të fundit në listën e votimit do të jenë kandidatët e LSDM-së. Ndërkaq nga KSHZ u bëjnë thirrje kandidatëve që të mos bëjnë fushatë të parakohshme, por të presin datën e caktuar me ligj për fushatë, 1 prillin.

Edhe një herë po ju apeloj të gjithë pjesëmarrësve në fushatë që ta respektojnë nenin 68, të përmbahen nga fushata e parakohshme. 1 prilli nuk është shumë larg, mund të duroni, keni edhe aktivitete të tjera që mund të ndërmerrni ndërkohë”. –tha Oliver Derkobski, Kryetar i KSHZ-së

Partitë politike që garojnë në këto tre komuna presin që të zhvillohet fushatë dhe votim demokratik. Luftë më e ashpër do të zhvillohet për Komunën e Ohrit ku kanë kandiduar 5 persona, edhe atë Konstatin Georgievski nga LSDM, Mitre Milloshevski nga VMRO DPMNE, Mihail Trendafilov “Unioni qytetar”, Stevçe Stevoski nga Demokratët dhe Xhemal Mena nga Lëvizja Besa. Zgjedhjet në Ohër u caktuan pasi më 15 dhjetor të vitit të kaluar ndërroi jetë ish kryetari Jovan Stojanovski. Në Dibër do të garojnë dy kandidat Hekuran Duka nga BDI dhe Arben Agolli nga Aleanca për Shqiptarët. Edhe në Dibër mbahen zgjedhje të parakohshme pasi 5 muaj më parë ndërroi jetë ish-kryetari, Rruzhdi Lata. Nikolla Andonov nga LSDM dhe Nikolço Sotillkov nga VMRO-DPMNE janë emrat e dy kandidatëve që garojnë në Komunën e Novosellës. Boro Stojçev është ish kryetar i cili u tërhoq nga pozita e të parit të komunës pasi i njëjti u dënua me burg për tregti të paligjshme me cigare.  Numrat do të jenë të njëjta në të tre komunat, ndërsa aty ku partia e caktuar nuk do të ketë kandidat do të pasojë kandidati i partisë tjetër me radhë dhe numri i tij rendor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…