Me kërkesë të presidentit Stevo Pendarovski, Komisioni për Sëmundje Infektive ka përgatitur protokoll për zgjedhjet i cili u mbështet nga të gjithë anëtarët e Komisionit në fjalë, tha ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, sipas të cilit ky protokoll duhet ët zbatohet dhe të respektohet në tërësi. Protokolli parasheh masat që duhet të ndërmerren gjatë procesit zgjedhor, përbehet nga katër pjesë.

“Lidhur me fushatën zgjedhore, sipas Komisionit për sëmundje infektive, të gjitha aktivitete partiake duhet të zhvillohen duke respektuar distancën fizike, mbajtja e domosdoshme maskës dhe larja e shpeshtë e duarve. Gjatë çfarëdo aktiviteti duhet të respektohen masat e lartpërmendura. Tubimet në hapësirë të jashtëm dhe të mbyllur duhet të respektojnë këto masa. Fushata derë më derë gjithashtu duhet të respektoj këto protokolle, të rruhet distanca dhe mbajtja e maskave. Aktivitete partiake në hapësirat e partive dhe shtabet, gjithashtu duhet të respektohen masat e lartpërmendura si dhe dezinfektimi i hapësirave”, tha Filipçe derisa prezantoi masat që duhet të merren gjatë fushatës zgjedhore”, tha Filipçe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…