Një mision paqeruajtës ndërkombëtar me aftësi ushtarake duhet të dërgohet në Ukrainë, ka sugjeruar lideri i partisë në pushtet të Polonisë gjatë një udhëtimi simbolik në Kiev.

“Unë mendoj se është e nevojshme të kemi një mision paqeje – NATO, ndoshta një strukturë më të gjerë ndërkombëtare – por një mision që do të jetë në gjendje të mbrohet, i cili do të veprojë në territorin ukrainas”, tha Jaroslaw Kaczynski.

Ai e bëri këtë sugjerim në një konferencë shtypi në kryeqytetin e Ukrainës, ku u shfaq sonte përkrah presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe kryeministrave të Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë.

Udhëheqësit e Evropës Qendrore kanë bërë një udhëtim të rrezikshëm në Kiev me tren në shenjë mbështetjeje për Ukrainën, raporton bbc.

Theksojmë se në fillim të takimit udhëheqësit ukrainas i kanë njoftuar tri kryeministrat me numrin e viktimave dhe dëme materiale që i ka shkaktuar ushtria ruse gjatë agresionit.

Ndryshe, delegacionet e Rusisë dhe Ukrainës do të takohen sërish gjatë ditës së nesërme pas takimit të sotëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Opozita shqiptare dhe Qeveria arrijnë marrëveshje për ligjin e shtetësisë

Arrihet marrëveshje verbale për ligjin e shtetësisë. Nga takimi mes kryeministrit Zoran…

Petkov për ”Times” – korrupsioni është vegla e Moskës në ballkan

Rusia ka pasur ndikim në të dyja anët e kufirit, para se…

Audio-incizimet ku i përmendej emri, Driton Muharremi jep dorëheqje nga pozita e anëtarit në KGJK

Pas publikimit të audio-incizimeve nga portalin Shqip.com, anëtari i Këshillit Gjyqësor të…

QUINT-i: Keqardhje që Lista Serbe nuk merr pjesë në zgjedhjet në veri

Vendet e QUINT-it, përmes një deklarate, njoftuan se zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale…

Orban tha se lufta në Ukrainë nuk është problem i hungarezëve, shefi i diplomacisë çeke ofendon rëndë kryeministrin hungarez

Pasi kryeministri hungarez Viktor Orban deklaroi se lufta në Ukrainë nuk është…