Në jetën e Shaqir Fetait kanë ndodhur ngjarje interesante që sot manifestohen si komplekse të tmerrshme të tij. Ai sot, në rrafshin fetar ndjehet hipokrit, tradhëtar, i pamerituar, mynafik e shumë i keq, në rrafshin kombëtar ndjehet pa identitet, sepse, atë e ka shitur që moti, qysh si student

Nga Berat Rrahmani

Shaqir Fetai, në facebok-un e vet kësaj radhe na i kishte publikuar nja dy diçitura të cilat ai i përkthen si lajme mbi aktivitetin e tij! Në fakt, asnjëra dhe as tjetra nuk përbën kurrfarë aktiviteti të Shaqir Fetait, nuk e përfshijnë atë në ngjarje, madje as që i aktualizon ngjarjet, thjesht, nxjerr ca diçitura sa për ta shuar dhembjen e shpirtit që e ka, sa për të kamufluar injorancën dhe pasivitetin absolut të tij, sa për të fshehur atë  bishën e tmerrshme që fle brenda tij, natyrisht, pas shumë aktiviteteve tradhëtuese që i ka kryer, si në kohën deri sa ka qenë student (i porositur nga udba serbe për t’i përcjellë studentët shqiptar por dhe të tjerët), pastaj si “teolog” nën influencën e baballëkut të vet duk kaluar në mik të ngushtë i antishqiptarit më të madh që ka pasur ndonjëherë rrafshi i Pollogut, Temellko Boshkovski dhe, së fundmi, duke u trimëruar me përkrahjen “e merituar” nga pushteti aktual maqedonas. Natyrisht, përgjatë tërë këtij angazhmani ka pasur edhe moralisht viktima mbi të cilët Shaqir Fetai ka shkelur si kalë i harbuar.

I gjendur nën këtë trysni psikike, ai mundohet të aktrojë, të imponohet si i pafajshëm, si shpirtmirë, si i devotshëm. Por, ata që e njohin, për të flasin si për më të keqin e të këqinjëve, i cili, mund të vegjetojë vetëm në mesin e të këqinjëve, pisëve, kopukëve.

Në Strugë Shaqir Fetai zhvishet cupllak

Shkon Shaqir Fetai në Strugë, për ta theksuar emrin dhe mbiemrin e hafëzit më të ri të Strugës! Dhe ky nuk përbën sukses, nuk përbën sukses as mësuesi i tij shpirtëror, të cilit as që ia përmendë emrin, për të përbën sukses, akivitet, lajm, madhërimi i Mr. Salim Sulejmanit! Se çfarë merite ka ky në shkencë, se çfarë punimesh shkencore ka publikuar, se cila është pesha e tij intelektuale në Strugë dhe më gjërë, kjo fare nuk i intereson Shaqir Fetait. Për këtë dylber është me rëndësi të tregohet se sa i suksesshëm na qenka Salim Sulejmani si “magjistër”!

Shaqir Fetai shkruan: “Sot, mbas shumë decenieve, u promovua hafizi i ri Arijeton Zeqiri nga Struga”, që, sipas kësaj që ka shkruar Shaqir Fetai i bie që hafëz Arijetoni, më në fund, pasi u mundua decenie e decenie, më në fund doli hafëz! Nëse dëshiron të thotë se është dashur të kalojnë decenie e decenie deri sa të dalë një hafiz në Strugë, atëherë, ku është këtu suksesi i Shaqir Fetait, i cili me decenie ka qenë anëtarë Rijaseti? Po ku është këtu aktiviteti dhe kontributi fetar i “magjistrit” i cili, edhe pse injorant, dibidyz, ka qenë anëtarë i Rijasetit. Pse nuk ka pasur deri tani hafëz të ri nga Struga! Çka ka bërë kjo Myftini, si e organizon jetën fetare islame kjo Myftini! Medresja është meritë e hafizllëkut të Arijetonit e jo Myftinia e Strugës, aq më pak bilmez Salimi.

Na tregon Shaqir Fetai dhe na thotë: “organizuar nga Muftinia e Strugës në krye me Muftiun Mr. Salim ef. Sulejmanin.” Do me thënë, nuk është lajm hëfëzi i ri, nuk është ngjarje madhështore procesi nëpër të cilin kaloi hafëzi i ri, nuk është për t’u mburrur deri në kupë të qiellit hoxha që e nxori hafëzin e ri, por, ngjarje përbën “organizimi i përurimit nga Mr. Salim Sulejmani”! Ndërsa tërë bota e di se mr. Salim Sulejmani është vetëm një bashkëtradhëtarë i Shaqir Fetit, i cili iu bashkua në tradhëtinë më të tmerrshme në historinë e BFI-së – në puçin dhe komplotin e organizuar kundër njeriut që ia dha titullin “myfti”, kundër Sulejman Rexhepit. Tani Shaqir Fetai, i frikësuar se “magjistri” po e tradhëton këtë dhe po i kthehet Sulejman ef. Rexhepit, nisë dhe na e imponon Salimin si një prej kontribuesve më të paarritshëm në zhvillimin e jetës fetare islame në këtë vend! Kështu mendon vetëm hipokriti, mëkatari, ai që ka presion të papërballueshëm në shpirt e në psikikë! Çka sikur Shaqir Fetai ta kishte kundërkandidat edhe Shaban Sulejmanin, dekanin e FShI-së? Të jetë i sigurtë që nuk do ta kishte votën e Salim Sulejmanit, i cili, me Shaban Sulejmanin, përveçse që kanë lidhje partiake, e kane edhe një linjë speciale e cila do ta detyronte Salim Sulejmanin t’ia jepte votën Shaban Sulejmanit. Ketë shkarje të mundshme e kupton edhe Shaqir Fetai, prandaj mundohet ta mbaje sa më pranë vetes duke e lavdëruar. Mbase edhe nga dëshira e flaktë për ta pasur edhe ky atë lidhje të veçante me Salim Sulejmanin siç e ka ky me Shaban Sulejmanin!

Shaqir Fetai të gjitha kontibutet e myslimanëve të Strugës, ia atribuon si merita ekskluzive si dhe si “krijime”, apo ndërtime ekskluzive të Salim Sulejmanit. Nisur nga ky mentalitet ofendues, mohues dhe minimizues, Shaqir Fetai në diçiturën e vet do të shkruajë edhe këtë pasus ku i radhitë “sukseset” e “myftiut: “Ishte një gëzim i madh i besimtarëve, e në veçanti Muftiut të Strugës, i cili pas ndërtimit të Xhamisë Qëndrore, Selisë së Muftinisë, Xhaminë e bukur- Simbol i arkitekturës në Strugë “Xhamia e Lulishtes”, hafizi i parë shënon edhe një sukses të radhës të Mr. Salim ef Sulejmanit dhe Muftinisë që udhëheq”! A durohet ky ofendim! Po pse kaq lavdërata ia shpreh Salim Sulejmanit, për të cilin dihen të gjitha veprimet e tij (nëse do edhe ia numërojmë)! Apo, sepse i duhet, druan se do t’i ikë, edhe pse është shumë i vetëdishëm se do t’i ikë shumë shpejt, sepse, talljet e pista të Shaqir Fetait nuk durohen. Edhe vetë Salim Sulejmani është shprehur se Shaqir Fetai  ka lavdëruar së tepërmi, e ka turpëruar, e ka tallur para myslimanëve të Strugës!

Karasevdaliu, i pasionuari në dylbverizëm, Shaqir Fetai, diçiturën e vet e përfundon m :” Ishte një organizimi i bukur dhe pritje e ngrohtë vëllazërore.! Do me thënë, një organizim i denjë dhe një pritje madhështore për Shaqir Fetain në Strugë! Ky është lajmi, tjetra që ndodhë është vetm “pasojë e lajmeve mbi Shaqir Fetain”! Nuk është kjo krizë mendore e shpirtërore e këtij farë instalacioni të pushtetit maqedonas në krye të BFI-së, a?

Shaqir Fetai i ka “shitur drunjtë” qysh më vitin 1984

Diçitura e dytë, në fak, është imitim partiak i disa funkaisonarëve të BDI-së, të cilët, për sens politik, publikojnë “epitafe”, “diçitura”, “mbishkrime” rreth asaj që ishte shumë aktuale këto ditë, mbi Masakrën e Srebrerincës! Natyrisht, këta Funksionarë, herë pas here publikojnë edhe ndonjë diçiturë kombëtare, ndonjë madhështim, apo përkujtim të ndonjë ngjarje!

Në këtë vazhdë, që mos të ngelë prapa funksionarëve të BDI-së, edhe Shaqir Fetai e përkujton me dhimbje Masakrën e Srebrenicës! Me pas qenë origjinal, i vetëvetes, me dhembje në shpirt këtë ngjarje Shaqir Fetai do ta përkujtonte duke organizuar, për shembull, në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut, Hutbe mbi këtë masakër! Apo, në të gjitha xhamitë, ku mundësojnë kushtet kadrovike dhe numri i xhematit, do të organizonte hatme për shpirtërat e masakruar në këtë ngjarje të tmerrshme! Do të organizonte edhe tribuna nëpër xhami, në media, thjesht, do t’ua kushtonte këtë ditë myslimanëve të Bosnjë-Hercegovinës! Natyrisht, që tërë kjo punë i duket hangari Shaqir Fetait, prandaj, ai vepron aty ku mund të përfitojë, në qëndrimet partiake të BDI-së! I kopjon, duke u përcjellë mesazh të tipit “hej, edhe unë jam me ju, vëmendje edhe te unë”!

Le t’ia përkujtojmë Shaqir Fetait këtu edhe disa ngjarje të tjera, po kaq të tmerrshme, që u ka ndodhur shqiptarëve të Kosovës dy decenie më parë!

  • 5, 6, 7 Mars 1998 – ku forcat paramilitare serbe hynë në fshatin Prekaz dhe vrasin e masakrojnë 56 anëtarë të lagjes Jashari, mesin e tyre vritet edhe legjenda e kombit Adem Jashari;
  • Me 15 janar të viti 1999 forca paramilitare serbe hyn në fshatin Reçak ku bënë kërdi duke vrarë, prerë, e masakruar mbi 70 persona nga ky fshat;
  • Me 28 mars 1999 forca të armatosura serbe hynë në fshatin Izbicë të Komunës së Skenderajt, ku kryejnë masakër të tmerrshme mbi dhejtra shqiptarë, duke mos lënë anash fëmijë, gra e pleq;
  • Po kaq e tmerrshme ishte edhe Masakra e Rezallës, ndodhur më 5 prill i viti 1999, me çrast u masakruan nga hordhitë serbe mbi dhjetra fëmijë, gra e pleq;
  • Në qershor të vitit 1999, hordhitë barbare serbe do të kryejnë një prej masakrave më të tmerrshme dhe të paparë anekënd botës! Në shenjë hakmarrjeje kundër bombardimeve të NATO-s, serbët do të kryejnë masakër mbi dhjetra të burgosurit shqiptar në Burgun e Dubravës;
  • Më 25,26,27 mars 1999, në fshatin Krushë të Madhe, në Rahovecit, çetnikët serbë kryen një prej masakrave më të tmerrshme që u ka ndodhur njerëzimit. Tërë katundi ngeli vetëm në gra, serbët u përkujdesën që t’i vrasin e therrin të gjithë burrat, madje çdo gjë të gjinisë mashkull;
  • Më 2 maj të vitit 1999, bandat serbe në Studime të Vushtrrisë vranë mbi 140 shqiptarë, burra e gra, pleq e fëmijë. 

A di ndonjë shqiptarë i Maqedonisë së Veriut të na thotë në mos ka dëguar për përkujtimin e këtyre ngjarjeve, të këtyre datave, nga ana e Shaqir Fetait dhe myftilerëve të tij! A nuk bën që të organizohet ndonjë event fetar (qoftë një hatme në nivel të shtetit) për secilën datë veç e veç, me çrast do të përkujtoheshin krimet gjenocidale tërë serbëve që i ushtruan mbi shqiptarët e Kosovës! Apo, rreth këtyre datave nuk guxon të fërkohet Shaqir Fetai, sepse menjëherë do ta “tërmekin” udbashët e Serbisë, punëdhënësit e vërtetë të tij!

Në bazë të një dokumenti nga dosja policore serbe, që mbanë datën 10. 09. 1984, Shaqir Fetai që nga kjo kohë “i ka shitur drunjtë”, i ka larë duart nga kombëtarizma! Kurse në fetarizëm është dëshmuar si një prej hipokritëve dhe mynafikëve të paparë në këta treva dhe më gjërë! 

Kjo dëshmon për zero identitet fetar e kombëtar të Shaqir Fetait.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Efendi Rexhepi: Me komplot e tradhëti nuk përmirësohen “situatat e vështira”

R E A G I M Mbi Raportin e Komisionit Evropian për…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…

Fituesit e zgjedhjeve në Kosovë po e përkrahin Selën dhe Gashin, humbësit po e përkrahin Ahmetin dhe Musa Xhaferin

Ylber Pilku /Nëse bëjmë një paralele shumë lehtë do ta konstatojmë se…