Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky bëri thirrje për më shumë misione diplomatike dhe ambasada që të kthehen në Kiev dhe falënderoi Turqinë dhe Lituaninë për rikthimin në kryeqytet.

“Ambasadat po kthehen në Kiev”, tha ai përpara se të falënderonte ato që tashmë janë kthyer në Kiev, raporton cnn.

“Ne kemi nevojë për mbështetjen tuaj, edhe në nivelin e simboleve dhe gjesteve diplomatike”, tha ai duke shtuar se “Ju lutemi të ktheheni, të gjithë ju që jeni të guximshëm, ju lutemi kthehuni në kryeqytetin tonë dhe vazhdoni të punoni”.

Ai u tha misioneve diplomatike të huaja në kryeqytet se ky është një “sinjal për Rusinë se Kievi është i yni”.

“Ky është kryeqyteti – ky nuk është një qytet provincial i Rusisë, por ky është qyteti ynë”, tha Zelensky.

Ndryshe, trupat ruse po bëhen më aktive në Donbas pas largimit nga Kievi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Palmer: SHBA-ja mbështet RMV-në në NATO dhe BE, Marrëveshja e Prespës çelës i stabilitetit në rajon

Me kryeministrin biseduam për situatën në vend dhe rajon, si dhe për…

Sllavi Trifonov e kthen mandatin për formimin e qeverisë në Bullgari

Lideri i forcës së dytë më të madhe politike në Bullgari pas…

Komandanti i KFOR-it viziton trupat e vendosura në pikëkalimet në Jarinjë e Bërnjak

Komandanti i misionit të KFOR-it të drejtuar nga NATO, Gjeneral Major Franco…

Evakuimi i ushtarëve ukrainas nga fabrika e çelikut në Ukrainë përmes fotografive

Autobusët që transportonin anëtarë të shërbimit të forcave ukrainase nga fabrika e…

Gardianët e Kombit: “Ne na solli këtu vetem dashuria ndaj atdheut dhe popullit tonë”

Populli jonë i dashur Sado që mundohen të na mposhtin me shkrime…